• |
ide | kryesore

Basha: Për pushtetin personal Rama është gati të çojë shqiptarët në vëllavrasje

Lajme, Të fundit



Kryetari i PD, Lulzim Basha, ka krahasuar veten dhe qëllimet e tij me ato të kryeministrit Rama.

“Përgjegjësia dhe detyrimi im kryesor është interesi publik, është mirëqenia e njerëzve. Ky interes vjen mbi çdo interes partiak, vlen para çdo interesi vetjak.

Ndryshe nga Edi Rama që për pushtetin e tij personal është i gatshëm t’i çojë nesër shqiptarët në vëllavrasje, unë kam përgjegjësinë për jetën e çdo demokrati, çdo socialisti, çdo qytetari shqiptar”, është shprehur Basha, duke i kërkuar qytetarëve që të mos bien pre e instiktit të dhunës.

Reagimi i Bashës:

Dhuna dhe viktimat i vlejnë vetëm Edi Ramës. Ai do arsye. Ai kërkon të sigurojë pretekstin e kundërshtarit të dhunshëm për të justifikuar shtetin e tij policor për të justifikuar dhunën dhe abuzimet dhe krimet që ka kryer deri tani.

Rrëzimi i Edi Ramës nuk do të vijë duke përplasur shqiptarët me njëri-tjetrin, nuk mund të vijë duke goditur, duke rrahur apo lënduar njëri-tjetrin. Fundi i Edi Ramës po vjen nga braktisja e tij. Nga distancimi prej tij. Nga izolimi i tij.

Ky fund është pranë dhe, mbi të gjitha, sepse përpjekjet tona të deritanishme kanë qenë thellësisht europiane, thellësisht parimore dhe jo për pushtet personal.

Përgjegjësia dhe detyrimi im kryesor është interesi publik, është mirëqenia e njerëzve. Ky interes vjen mbi çdo interes partiak, vlen para çdo interesi vetjak.

Ndryshe nga Edi Rama që për pushtetin e tij personal është i gatshëm t’i çojë nesër shqiptarët në vëllavrasje, unë kam përgjegjësinë për jetën e çdo demokrati, çdo socialisti, çdo qytetari shqiptar.

Ndaj, për nesër unë kam vetëm një thirrje: Mos bini pre e instinktit të dhunës! Mos bini pre e provokimeve për dhunë!



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *