• |
ide | kryesore

Bookmakers nuk kanë dyshime: vihet bast për kalimin e Icardi tek Juventus

Sport



E ardhmja e Mauro Icardi është e gjitha për tu vendosur. Sulmuesi argjentinas është në krizë me klubin zikaltër, që nga marsi i kaluar, kur iu hoq shiriti i kapitenit. Gjatë finales së sezonit është preferuar gjithnjë e më shpesh Lautaro, duke provokuar thyerjen përfundimtare. Ardhja e Conte nuk i përmirësoi gjërat, përkundrazi. Ish-kapiteni rrezikon të mos ketë më hapësira dhe të jetë i detyruar të transferohet, pavarësisht deklarateve se dëshiron të qendrojë në Milano.

Sipas vlerësimeve të Stanleybet, sulmuesi mund të kalojë tek Juventus: transferimi i tij në Torino kuotohet 1,80. Sipas Agiproneës, qendrimi i Icardi tek Inter është ende i mundshëm, por me 2,20. Përtej gjithckaje, argjentinasi është një i preferuari i Paratici prej gjithnjë e ndoshta drejtori bardhezi këtë herë nuk do ta lerë rastin ti shpëtojë. Më të distancuara alternativat e tjera të transferimeve: Manchester United (5,00), Napoli (8,00) Atletico Madrid (8,00), Psg (15), Real Madrid (15), Bayern (20) e Chelsea (25).



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *