• |
ide | kryesore

Çështja Warda, modelja: “Nuk kthehem dot në Egjipt për faj të Salah”

Sport



Në Egjipt vazhdon të flitet për cështjen Amr Warda. Sulmuesi egjiptian u largua nga kombëtarja për shkak të cështjes së ngacmimeve seksuale ndaj një modele anglo-egjiptiane. Pastaj Salah ka dalë në mbrojtje të lojtarit, duke bërë të mundur kthimin e tij në skuadër. Por çështja vazhdon dhe modelja tani nuk dëshiron më të kthehet në Egjipt dhe për këtë akuzon… Salah!

Warda i kishte dërguar mesazhe me sfond seksual modeles Merhan Keller që, e nervozuar, i publikoi në rrjetet sociale duke e vënë me shpatulla pas muri. 25 vjecari u rikthye në kombëtare pas reagimit të Salah. “Gratë duhen trajtuar me respektin më të madh. Jo do të thotë jo. Këto gjëra janë e duhet të mbeten të shenjta. Kush gabon edhe mund të përmirësohet e nuk duhet cuar direkt në gijotinë“. Warda tani u kthye në skuadër, por është modelja që ndodhet në një situatë të pakëndshme.

Sipas The Mirror Keller akuzon për këtë direkt yllin e Liverpool: “Salah, në Egjipt është Zoti. Kështu që nuk mund të gabojë. Kjo më vendos në rrezik. Nuk mund të kthehem në vendin tim, për të vizituar familjen sepse besoj se njerëzit do më sulmojnë nëpër rrugë. Kështu janë tifozët e futbollit … tanët janë 100 herë më keq. Duhet të fliste privatisht me Warda, ti thoshte që gaboi e të sigurohej që nuk do ta bënte më. Duke e këshilluar ndoshte edhe të bënte një ndjesë publike “. Vajza ka mbetur e shqetësuar nga fakti se Salah “është nga ana e tij. Nuk e keni idenë për numrin e mesazheve plot urretje e kërcënime që po marr. Është e tmerrshme ta shohësh veten në mem e të tallesh nga njerëzit, që kanë dalë jashtë qëllimit kryesor“.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *