• |
ide | kryesore

Deputeti gjerman: Dhuna në zgjedhjet lokale e dënueshme, dëmton integrimin e Shqipërisë në BE

Lajme



Ndërkombëtarët kanë bërë thirrje që të shmangen aktet e dhunës në Shqipëri në zgjedhjet vendore të ditës së nesërme, ku pjesëmarrëse është mazhoranca. Një reagim ka ardhur dhe nga deputeti gjerman, Manuel Sarrazin.

Përmes një mesazhi në “Twitter”, ligjvënësi gjerman shprehet se dënon të gjitha sulmet e dhunshme në Shqipëri, ndërsa iu bën thirrje të gjitha palëve politike të mundësojnë dhe sigurojnë një protestë paqësore.

“I dënoj të gjitha sulmet e dhunshme në Shqipëri që dëmtojnë zgjedhjet lokale nesër dhe progresin e bërë në procesin e integrimit në BE. U bëj thirrje të gjitha palëve që të mundësojnë dhe sigurojnë një protestë paqësore”, shkruan Sarrazin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *