• |
ide | kryesore

Dibër/ Përplasjet në KZAZ-në nr. 19, 12 persona të shoqëruar

Lajme, Të fundit



12 persona janë shoqëruar mëngjesin e sotëm pas tensioneve gjatë mbrëmjes së djeshme në Dibër, pranë ambienteve të Komisionit Zonal të Administrimit të Zgjedhjeve (KZAZ) nr. 19.

Nga përplasjet mes qytetarëve dhe forcave policore, u raportua se 7 efektivë mbetën të lënduar. Ndërsa, në një reagim lidhur me ngjarjen të Partisë Demokratike, jepet dëshmia e një infermiereje në spitalin e Peshkopisë, e cila shprehet se 9 persona në total kanë kërkuar ndihmë në spital, 7 prej të cilëve ishin policë, duke theksuar se të gjithë kishin vetëm probleme intoksikimi nga hedhja e gazit lotsjellës.

Dëshmia e infermieres në Dibër rrëzon propagandën e policisë politike të Edi Rames, se ne Dibër u plagosen 7 police. Zonja pohon se te 7 policet kane patur komplikacione nga gazi lotsjellës, që kanë hedhur kolegët e tyre. Dëshmia provon se qytetaret ne Dibër nuk kane plagosur as një polic te vetëm, siç u tha mbrëmë nga policia, e cila, po provohet se është kthyer në një vegël të mjerë politike të regjimit te Edi Ramës”, shkruhet në deklaratën e PD.

Përplasjet erdhën pas protestave ku qytetarë dhe përkrahës të Partisë Demokratike kërkonin të hynin me forcë në KZAZ-në 19, me qëllim shkatërrimin e materialeve zgjedhore për të pamundësuar zhvillimin e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *