• |
ide | kryesore

F1/ Austria ndryshon hierarkitë: penalizohet Hamilton, triumfon Leclerc

Sport



Ferrari ndërpret super fuqinë e Mercedes falë një Charles Leclerc, që rrëmben pole position në GP të Austrisë në F1. Në Spielberg, piloti i skuderisë italiane shënon xhiron rekord prej 1’03″003, duke lënë pas Red Bull të Verstappen e Mercedes të Bottas. Është penalizuar Hamilton për pengimin e bërë ndaj Raikkonen: humbi vendin e dytë e do të niset i pesti. Vetëm i nënti Vettel (falë dënimit të Magnussen), i detyruar të bëjë spektatorin në Q3 për një problemë teknik.

Një e shtunë me dy shije për Maranello, që nga njëra anë feston përfaqësimin e jashtëzakonshëm të Leclerc e nga ana tjetër hidhërohet për problemin e shfaqur në mesin e Q2, që e mbajti Vettel në box në fazën decizive. Për të do të jetë një garë e gjitha në ngjitje, ndërsa Leclerc mund të marrë atë që fati i hoqi në Bahrain, kur e kishte fitoren në duar përpara se të tradhëtohej nga makina.

Hamilton përfundoi në shënjestrën e drejtuesve të garës duke qenë se ngadalësoi Raikkonen në xhiron e tij të shpejtë gjatë Q1, duke dëmtuar makinën e tij. Të dy pilotët u thirrën nga komisarët për të shpjeguar pozicionin e tyre: në fund kampioni i botës ka marrë tre pozicione penalizim e do të niset i pesti.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *