• |
ide | kryesore

I shpëtoi dy golave, prapë sulmon VAR: “Perënditë e futbollit duhet të jenë çmendur”

Sport



Kili mposhti Kolumbinë me penallti, pas 120 minutash të mbyllura në barazim 0-0, por sfida nuk ka kaluar pa polemika. Sipas asaj që bën të ditur Marca, tekniku Carlos Queiroz ka qenë krejtësisht kundër administrimit të ndeshjes nga arbitrat, të asistuar nga teknologjia, sidomos për rastet e pozicioneve jashtë loje: “Perënditë e futbollit duhet të jenë cmendur”.

Tekniku ekspert portugez nuk duket shumë entuziast për përdorimin e teknologjisë në këtë rast. “Nuk është e mundur që në një pozicion jashtë loje 40 metra nga porta të lejohet të vazhdojë aksioni“. Sipas rregullores, në rast të dyshimit për pozicion jashtë loje, me VAR lejohet vazhdimi, me përjashtim të rasteve shumë evidentë, për tia lënë vendimin final teknologjisë. “Na lajmëruan në dhomat e zhveshjes 15 minuta para nisjes së ndeshjes! Cfarë ndodh nëse një mbrojtës vendos të bëjë një ndërhyrje për karton të kuq në këto raste?” pyet portugezi.

Pyetja e teknikut të Kolumbisë është sugjestinuese ashtu si mendimi i tij: “Ajo që më shqetëson është se duke ditur se është pozicion jashtë loje, e vazhdohet të vrapojë, në cdo moment mund të ndodhë dëmtimi i një sulmuesi apo portieri. Kjo mund të evitohet“. Tekniku i Kolumbisë ka rezerva mbi asistencën e teknologjisë në ndihmë të arbitrave, por sic duket ka harruar se vetëm falë këtij sistemi skuadra e tij shkoi deri tek penalltitë: Kilit iu anulluan dy gola gjatë kohës së rregullt në cerekfinalen kundër Kolumbisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *