• |
ide | kryesore

Kupa e Amerikës: Kili në gjysëmfinale, Kolumbia dorëzohet me penallti…

Sport



Kili, fitues i dy edicioneve të fundit të Kupës së Amerikës, arrin kështu Brazilin dhe Argjentinën në gjysëmfinale, ku do të përballet me një mes Uruguay e Perù. Roja eliminon Kolumbinë, pas një ndeshje të ekuilibruar, e përfunduar 0-0 në 90′ minuta dhe e vendosur nga pika e bardhë e penalltive. Gjatë ndeshjes, u bë protagonist edhe VAR, duke anulluar dy gola Kilit (Davinson Sanchez në të 17′, Vidal në të 71′).

Var e ndaloi dy herë Kilin, por penalltitë jo. Roja merr kualifikimin kështu përballë Kolumbisë pas një ndeshje të ashpër në Arena Corinthians të San Paolo, duke vazhduar kështu rrugën e saj në Kupën e Amerikës. Një kompeticion që nuk e kishte fituar kurrë më parë në histori deri në 2015 (e vetmja amerikano latine përvec Ecuador e Venezuela me këtë record negativ). Vetëm se që atëherë gjërat ndryshuar dhe Kili është fitues i dyfishtë dhe kampion në fuqi. Brazili, Argjentina e kundërshtari i ardhshëm i Roja (një mes Uruguay e Perù) janë të paralajmëruar: ky Kili është vështirë të mundet.

Pas një ndeshje të luftuar, e ku u duk se Kolumbia mund të kishte në fund moralin e duhur, pas dy golave të anulluar kundërshtarëve me VAR, nga pika e bardhë u prezantuan James Rodriguez, Vidal, Cardona, Edu Vargas, Cuadrado, Pulgar, Mina, Aranguiz: duke realizuar të gjithë me saktësi. Penalltinë e fundit për Kolumbinë e kishte në ngarkim Tesillo, që nuk gjeti kuadratin, duke i dhënë mundësinë Alexis Sanchez, të bëhet deciziv duke e dërguar Kilin në gjysëmfinale.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *