• |
ide | kryesore

Nis shpërndarja e materialeve zgjedhore në të gjithë vendin, 7.779 policë në gatishmëri

Lajme, Të fundit



Ka nisur që prej orëve të para të mëngjesit të sotëm shpërndarja e materialeve zgjedhore nëpër 90 Komisionet Zonale të Administrimit të Zgjedhjeve nëpër 61 bashkitë e vendit.

Një ditë më pare, Policia e Shtetit deklaroi se 7.779 punonjës që do të angazhohen me detyra gjatë zgjedhjeve, janë trajnuar sipas niveleve të menaxhimit policor, duke përfshirë edhe nivelin bazë të veprimit policor.

Në total, efektivët do të jenë të angazhuar për sigurimin e 5.417 Qendrave të Votimit, 90 KZAZ-ve dhe 90 VNV-ve.

 



3 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *