• |
ide | kryesore

Një ditë para zgjedhjeve, Rama poston video duke bërë not në Vlorë

Lajme, Të fundit

Teksa na ndajnë më pak se 24 orë nga nisja e votimeve për vendoret e 30 qershorit dhe në disa qytete të vendit, përfshirë Tiranën, po protestohet kundër zgjedhjeve njëpartiake, kryeministri Edi Rama, ka postuar në llogarinë e tij personale në rrjetin social “Facebook”, një video ku shfaqet i relaksuar duke bërë not tek “zona e Vilave” në Vlorë.

Zgjedhjet që pritet të zhvillohen ditën e nesërme, do të jenë të parat pa pjesëmarrjen e opozitës në pothuaj 30 vjetët demokraci në Shqipëri, pas rënies së regjimit komunist. Ndërkaq, presidenti i Republikës, Ilir Meta, pasi çdekretoi 30 qershorin si datë të paracaktuar për mbajtjen e lokaleve, dekretoi dy ditë më parë 13 tetorin si datë kushtetuese, me qëllim për të siguruar zgjedhje pluripartiake, në një periudhë që përkon me marrjen e vendimit nga Këshilli Evropian në lidhje me hapjen ose jo të bisedimeve të anëtarësimit të vendit në BE.

 

MIRËMËNGJES 😃

Publiée par Edi Rama sur Samedi 29 juin 2019

11 Comments

  1. Mbyten te ri e te moshuar,hallexhinj po si ste merr ky det e mos te nxjerr me. Dhe nga nje an shyqyr qe po te shohin Shqiptaret duke u lar njeher,o i palar.

  2. Qe do hyje ne histori do hyje, me ate shprehjen e preferuar te rilindesave “per here te pare mbas 30 vjetesh u realizuan votime moniste”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu