Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka dënuar ngjarjen e rëndë të ndodhur mbrëmjen e sotme në Dibër, ku u dhunua nga policia gazetari i News24, Enver Doçi.
Presidenti Meta kërkon të zbardhet ngjarja e plotë dhe të ndëshkohen autorët e dhunës, shantazhit, kërcënimeve e presionit. Sipas Kreut të Shtetit, liria e medias është kusht i pazëvendësueshëm për garantimin e të drejtave të njeriut në një shoqëri demokratike.
Reagimi i Presidentit Meta:
Presidenti i Republikës, Ilir Meta, dënon me forcë dhunën fizike të ushtruar nga punonjës të Policisë së Shtetit ndaj gazetarit të “News 24”, z.Enver Doçi, i cili ishte në krye të detyrës.
Presidenti Meta duke i uruar shërim të shpejtë, shpreh solidaritetin e plotë me z.Doçi dhe të gjithë gazetarët që me guxim, kurajo e profesionalizëm i shërbejnë interesit publik përmes fakteve dhe të vërtetave.
Presidenti Meta apelon zbardhjen e plotë dhe hetimin me përgjegjshmëri maksimale të kësaj ngjarjeje të rëndë duke përsëritur thirrjen e tij për ndëshkimin e të gjithë autorëve të dhunës, shantazhit, kërcënimeve e presionit ndaj gazetarëve.
Liria e medias është kusht i pazëvendësueshëm për garantimin e të drejtave të njeriut në një shoqëri demokratike.
vallahi te isha ai gazetari do e refuzoja mbrojtjen nga ky individi ktu qe esht sot per sot kandidati kryesor per ti hap rrugen integrimit. i pari shtetar qe do shkoje ne burg ne emer te antikorrupsionit
O gashi koktrashi kur e bete president ishte I paster ky 5 me 0. Me sa do une nuk eshte perfolur per korrupsion qe kur u be kryetar parlamenti e mbrapa. Pse duhet te kapi kete korrupsioni o baxhelle rilindase. Korrupsionin ja pastruat ju buce rilindase me ne krye edbuceramen duke ja lepire me zell qe te vinit ne pushtet.
Ky kari pse s’reagon per plagosjen e 6 policeve nga sulmi me molotov dje ne diber
A do sakrifikohesh si Alende apo jo?
Nuk ndeshkohet njeri ketu like.perkundrazi ata do pergezohen dhe do ngrihen ne detyre.edvini e ka ndare mendjen.ia u futi te gjitheve sa krahu dhe mire ia u beri se nuk ia treguat sa i vlente lekura atehere kur duhej.tani eshte vone.te pakten nxirre ate kaseten e ngjalave kur te lepinte bythen te argetohemi pak
Askush nuk ja fut askujt tjeter vecse vetvetes.
Lufte policesh per tu bere shefa komisarjati.
Gare per ngritje ne detyre.