• |
ide | kryesore

Pas dhunimit të gazetarit të News 24, reagon Meta: Të ndëshkohen autorët e dhunës

Lajme, Të fundit



Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka dënuar ngjarjen e rëndë të ndodhur mbrëmjen e sotme në Dibër, ku u dhunua nga policia gazetari i News24, Enver Doçi.

Presidenti Meta kërkon të zbardhet ngjarja e plotë dhe të ndëshkohen autorët e dhunës, shantazhit, kërcënimeve e presionit. Sipas Kreut të Shtetit, liria e medias është kusht i pazëvendësueshëm për garantimin e të drejtave të njeriut në një shoqëri demokratike.

Reagimi i Presidentit Meta:

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, dënon me forcë dhunën fizike të ushtruar nga punonjës të Policisë së Shtetit ndaj gazetarit të “News 24”, z.Enver Doçi, i cili ishte në krye të detyrës.

Presidenti Meta duke i uruar shërim të shpejtë, shpreh solidaritetin e plotë me z.Doçi dhe të gjithë gazetarët që me guxim, kurajo e profesionalizëm i shërbejnë interesit publik përmes fakteve dhe të vërtetave.

Presidenti Meta apelon zbardhjen e plotë dhe hetimin me përgjegjshmëri maksimale të kësaj ngjarjeje të rëndë duke përsëritur thirrjen e tij për ndëshkimin e të gjithë autorëve të dhunës, shantazhit, kërcënimeve e presionit ndaj gazetarëve.

Liria e medias është kusht i pazëvendësueshëm për garantimin e të drejtave të njeriut në një shoqëri demokratike.



8 Comments

  1. vallahi te isha ai gazetari do e refuzoja mbrojtjen nga ky individi ktu qe esht sot per sot kandidati kryesor per ti hap rrugen integrimit. i pari shtetar qe do shkoje ne burg ne emer te antikorrupsionit

    1. O gashi koktrashi kur e bete president ishte I paster ky 5 me 0. Me sa do une nuk eshte perfolur per korrupsion qe kur u be kryetar parlamenti e mbrapa. Pse duhet te kapi kete korrupsioni o baxhelle rilindase. Korrupsionin ja pastruat ju buce rilindase me ne krye edbuceramen duke ja lepire me zell qe te vinit ne pushtet.

  2. Nuk ndeshkohet njeri ketu like.perkundrazi ata do pergezohen dhe do ngrihen ne detyre.edvini e ka ndare mendjen.ia u futi te gjitheve sa krahu dhe mire ia u beri se nuk ia treguat sa i vlente lekura atehere kur duhej.tani eshte vone.te pakten nxirre ate kaseten e ngjalave kur te lepinte bythen te argetohemi pak

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *