• |
ide | kryesore

Suarez tradhëton Uruguajin: Peru në gjysëmfinale me penallti, e pret Kili

F1, Sport



Eshtë Peru skuadra e katërt gjysëmfinaliste e Kupës së Amerikës 2019. Për të tretën herë në këto cerekfinale janë dashur penalltitë për të vendosur kalimin e raundit: kombëtarja e Gareca eliminon Uurugajin pas 0-0 në 90’ e rregullta (formula e turneut nuk parashikon kohët shtesë). Gjysëmfinalet tashmë janë të përcaktuar: Brazil-Argjentinë e Kili-Peru.

Ndeshja e fundit cerekfinale pa një Uruguay që shkoi shumë më tepër pranë golit: dy gabime nga distanca e afërt për Cavani e Godin, dy gola të anulluar për pozicion jashtë loje me Var në goditjet e Cavani e Suarez. Uruguaji u duk skuadra më afër fitores, por deri tek penalltitë, ku Peru realizoi 5 në 5, ndërsa Gallese priti penalltinë e parë të Celeste, pikërisht atë të Pistolero.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *