• |
ide | kryesore

Tabaku: PS kërcënon invalidët për heqje kempi nëse nuk votojnë

Lajme, Të fundit

Ish-deputetja e PD, Jorida Tabaku ka denoncuar publikisht kryeministrin Edi Rama dhe kryetaren e Bashkisë së Roskovecit, Majlinda Bufin për presionin që po ushtrojnë ndaj qytetarëve që të votojnë më 30 qershor. Majlinda Bufi, sipas Tabakut, ka kërcënuar me heqje kempi disa qytetarë invalidë.

“Dhuna shtetërore që klika e Edi Ramës po ushtron ndaj shqiptarëve, për t’i detyruar të marrin pjesë në procesin farsë e të paligjshëm të 30 qershorit nuk po kursen askënd.

Jo vetëm dhunë ndaj mësuesve, mjekëve dhe punonjësve të administratës, por dëshpërimi i ka çuar vartësit e Edi Ramës nëpër bashki të ushtrojnë dhunë edhe ndaj më të pambrojturve, ndaj invalidëve.

Dëshmitë e familjarëve të tyre provojnë së Majlinda Bufi e Bashkisë së Roskovecit, ka arritur deri aty sa të kërcënojë qytetarë me aftësi të kufizuara për heqje kempi, e vetmja mundësi që shumica e tyre kanë për të mbajtur frymën gjallë.

Dëshmia revoltuese sesi regjimi i Edi Ramës është i gatshëm të ndëshkojë për karrigen e tij, me heqjen e bukës së gojës disa fatkeqëve, vjen nga djali i madh i një familjeje pa baba, me 3 djem me shikim të kufizuar dhe me dy vajza me aftësi ndryshe.
Pas kësaj prove të sjelljes mizore të kryebashkiakes së Roskovesit, qëndron fytyra e vërtetë e regjimit të Edi Ramës.

Ai është i gatshëm të lërë pa bukë, pa ndihmë ekonomike dhe pa shërbime çdokënd që nuk i shërben pushtetit të tij personal dhe regjimit të tij kriminal.

Qytetarët nuk pranojnë kurrë dhunën shtetërore të Edi Ramës, që për karrigen e tij, është gati të shkatërrojë gjithçka.

Shqiptarët janë gati të reagojnë si qytetarë europian kundër instalimit të një diktature të re në Shqipëri”, u shpreh Tabaku, e cila në fund të deklaratës së saj i ka kërkuar qytetarëve që të bojkotojnë zgjedhjet.

 

9 Comments

  1. Nga keto lloj provash, as ne kohen e dulles nuk pranoheshin nga gjykata. Kush ka nje tel me kamer, te filmoj komshiun kur e ka zen rakia dhe fillon e flet per takim me ufo dhe se si ata i ben presion qe te shkoj te votoj.

  2. Rilindja eshte aberracion! P.sh, ti je shtatzene dhe dukesh si zonje. Po te ngeli kjo Bufi shtatzene, do duket si thesi komshiut tim komunist, qe ka nje muaj qe nuk e zbraz.

  3. Joride jo vetem invalidet por shantazhi ka arit kulmin ne spital mjeku nuk vizitonte burrin pa deklaru se do votnte per ps

  4. Ky veprim i turpshem eshte shume por shume kuptim plote . Ky veprim iulet te bene te kuptosh kush na udheheq dhe me ç’menyra na udheheqin . Nese i thua nje invalidi urdhero ca leke dhe voto eshte njera faqe e medaljes . Por nese i bene presion se une te heq invaliditetin athere ti merr atributet e Zotit (Zoti me falte) sepse vetem duke e sheruar ate mund ti heqesh invaliditetin . Por nese ti nuk e sheron dote atehere si mund tja heqesh invaliditetin ?
    Abuzimi me forcen e shtetit dhe shpirtguresia e ketyre qe perfaqesojne shtetin ne kete vend , eshte i paimagjinueshem . Imagjinoni presionin dhe metodat çnjeresore te ketij shteti edhe sot qe vota nuk ka rendesi fare sepse keta jane fitues qe pa nis gara .Keta luften e kane me pasqyren . Po kur neser dyluftimi te jete ne pozita te barabarta çfare mizorish kane ndermend te shpikin keto lloj vemjesh njerezore ? Renia kaq posht e ketij shteti eshte edhe fundi i tij , eshte fundi i nje shteti qe perdhosi vete shtetin . Eshte fundi i nje shteti qe perdhosi , torturoi dhe masakroi popullin e tij . Eshte koha per ndryshim , per nje ndryshim rrenjesor dhe te gjithanshem . Eshte koha qe shteti te jete avokati mbrojtes i popullit dhe jo xhelati i tij dhe populli motorri dhe karburanti qe ve ne levizje kete makineri qe quhet shtet .
    30 qershori eshte fundi i nje cikli ku secili beri ça i deshi qejfi , ku haduti beri rojen , ku drejtesia beri gjobevenesin , ku polici zevendesoi kriminelin , ku analfabeti beri mesuesin , ku injoranti mori drejtimin e vendit , ku çdo gje u be per se mbarapthi .
    ESHTE KOHA PER TE THENE BOLL ME .
    ESHTE KOHA PER NDRYSHIM por nese kjo kaste politikanesh kriminela e arrogant nuk do qe ti beje keto ndryshime atehere ESHTE KOHA PER NJE REVOLUCION , PER NJE REVOLUCION TE TIPIT FRANCES .

  5. Te punesuarit i kercenojne me punen, te burgosurit me lirine, te semuret me jeten dhe ne shqetesohemi per dhunen qe mund te shkaktoje Bujar Kapexhiu, Lubonja dhe Neritan Licaj.
    Kerkoj falje sinqerisht per komentin qe kam bere me pare!

  6. pirdh pirdh se lirohesh. I ka ngec biznesi babit ? Spo merr me leje ndertimi. Po ti je nje pedagoge e pacipe moj qe dhe studentet e tu i ke trajtur me padrejtesi jo me ata qe nuk i njeh fare. Nuk pritet gje nga ty jo , prandaj ben qejf ama se te korru[ptuarat si ty Basha, Monika , shoku Gramoz e me rradhe e bejne ne breke kur i therrasin te “perendimoret a te vendi”, se jane te shantazhueshem e te zhytur ne m..

  7. pirdh pirdh se lirohesh. I ka ngec biznesi babit ? Spo merr me leje ndertimi. Po ti je nje pedagoge e pacipe moj qe dhe studentet e tu i ke trajtur me padrejtesi jo me ata qe nuk i njeh fare. Nuk pritet gje nga ty jo , prandaj ben qejf Rama se te korruptuarat si ty Basha, Monika , shoku Gramoz, Sajmir droga e me rradhe e bejne ne breke kur i therrasin te “perendimoret a te vendi”, se jane te shantazhueshem e te zhytur ne m..

  8. …po kush e duron prape dhe nje mandat lali mashtruesin dhe 100 kulla te tjera qe do ja mjerojne e do kancerizojne dhe me shume Tiranen, lere pastaj perdite me ato mashtrimet e veta bajate ne cdo tv… pupupuuuu

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu