• |
ide | kryesore

Pse sot kam vendosur të mos hesht më

2, Ide



Çdo qelizë në trupin tonë ka një mandat të paracaktuar dhe jeton deri kur i vjen momenti për tu larguar. Mirëpo, ka disa qeliza që e refuzojnë këtë urdhër dhe vazhdojnë të jetojnë përtej afatit. Ato nuk i shërbejnë më për asgjë trupit, por vazhdojnë të rriten për hir të rritjes, duke iu marrë përditë territor qelizave të shëndetshme. Rritja e pakontrolluar e tyre, shkakton një sëmundje që e dobëson trupin deri sa e vdes. Siç e ke marrë me mend, kjo sëmundje quhet kancer.

Jo vetëm trupi i njeriut, por edhe trupi i shoqërisë ka një kancer të vetin, që quhet diktaturë. Ashtu siç qelizat kancerogjene nuk rriten brenda natës, edhe Enver Hoxha nuk u bë diktator në një ditë. Ai u ngjit ngadalë, dhe shpesh pa rënë në sy, deri sa një mëngjes shqiptarët u gdhinë në një makth, ku trupi i shqipërisë filloi të vdiste ngadalë. Shumë prej nesh mbyllën sytë, por iu desh t’i mbanin të mbyllura për gati pesë dekada.

Nuk është e thënë që historia të përsërisë në mënyrë identike vetveten, por disa sëmundje kanë simptoma të përbashkëta, që nuk duhen neglizhuar. Kjo sepse, diktatorët nuk fuqizohen në boshllëk, por ata ushqehen nga heshtja, toleranca dhe neglizhenca e shoqërisë. Sjellje këto që për tridhjetë vite shoqëria jonë i ka shfaqur ndaj Edi Ramës, një fenomen ky që po zhvillohet në etapa.

 

Etapa e parë: Kryebashkiaku Rama

Në vitin 2000 Shqipëria kishte ndjekur një traditë të vendeve demokratike, duke zhvilluar debate mes kandidatëve në fushatën zgjedhore. Këtë bëri edhe një djalë i ri, që kandidonte për bashkinë e Tiranës, i cili mori pjesë në këtë debat, por dha një nga performancat më të dobëta politike të jetës së tij.

Mirëpo, në vend që të përgatitej më mirë për debatet e ardhshme, ky djalë i ri, i quajtur Edi Rama, me tu zgjedhur kryebashkiak vendosi që të mos debatonte më me kundërshtarët e tij. Kështu në 2003, pasi kishte fituar një mandat si kryetar bashkie, ai refuzoi debatin duke instaluar një praktikë të re ku fushata bazohet më shumë në propagandë dhe manipulim, se sa në përballje dhe informim. Unë në atë kohë heshta, se ç’punë kisha unë se me kë debatonte Rama?

Etapa e dytë: Kryetari Rama

Në fillim të viteve 2000 Partia socialiste kishte garë, grupime dhe rryma të ndryshme që bashkëjetonin brenda partisë. Në 2005 Nano dha dorëheqjen dhe Rama u bë kryetar i partisë, në një palë zgjedhje enigmatike, ku një kandidat humbet në darkë dhe fiton në mëngjes (disa thonë se fitoi platforma “një pallat, një votë”).

Me tu zgjedhur në krye të partisë, kryetari Rama ia nisi nga eleminimi i të drejtës së fjalës. Deri në ardhjen e tij Partia Socialiste i ngjante herë nje ansambli polifornik dhe herë një grupi dasmorësh të rrumbullakosur që ia merrnin këndës secili për hesap të vet. Këtë liri Rama ua mori përmes zyrës së komunikimit publik, duke i detyruar të flisnin në media vetëm pasi të kishin marrë aprovimin e tij.

Si mbaroi punë me të drejtën e fjalës, kaloi tek e drejta e zgjedhjes. Ai kishte hyrë në PS sepse kjo parti kishte precedentin që kur partia humbiste zgjedhjet kryetari jepte dorëheqjen. Mirëpo në 2009, pasi humbi zgjedhjet, Rama në vend të dorëheqjes, organizoi një garë farsë ku garonte përballë një kandidati fiktiv, i cili (thonë se) votoi për Ramën.

Dhe për t’ia vënë kapakun kësaj pune, shtatë vite më vonë, Rama ndryshoi statutin e partisë duke e eleminuar fare të drejtën e zgjedhjes. Unë në atë kohë heshta sepse ç’punë kisha unë ç’bëhej brenda PS-së?

Etapa e tretë: Kryeministri Rama

Gjatë tetëvjeçarit të parë në pushtet PS-ja ndërroi katër kryeministra dhe formoi rreth dhjetë kabinete qeveritare. Madje kaq të fuqishëm ishin deputetët e partisë, sa kryeministri Nano nuk guxonte të zgjidhte qeverinë pa marrë miratimin e tyre.

Mirëpo, në 2008, sëbashku me të ngjashmin e tij, Rama arriti të ndryshojë Kushtetutën, duke e bërë të pamundur shkarkimin e kryeministrit nga Parlamenti. Nuk habit njeri që në këto vite kryeministri Rama ka qeverisur i patrazuar fare nga (medemek) organi më i lartë vendimmarrës në Republikën parlamentare të Shqipërisë.

Reforma zgjedhore që pasoi këto ndryshime kushtetuese vrau dy zogj me një gurë: i dha kryetarit Rama kontroll të plotë mbi deputetët e partisë së tij, dhe eleminoi partitë konkurente brenda të majtës.

Mjafton të mendosh se në legjislaturën 2005 – 2009, në Parlamentin e Shqipërisë përfaqësoheshin 12 parti politike, si dhe kishte dy deputetë të pavarur që ishin zgjedhur direkt nga populli. Pluralizëm ky që e bënte të domosdoshme bashkëpunimin mes aktorëve të ndryshëm dhe qeverisjen me koalicion të gjerë, me deputetë që ishin zgjedhur direkt nga vota e popullit.

Por sot, për herë të parë në dekada, kryeministri Rama po qeveris pa patur nevojë për askënd, ose e thënë me gjuhën e tij: e ka të gjithë tepsinë për vete. Unë në atë kohë heshta, sepse ç’ndryshim bën kush qeveris kur këta janë të gjithë njësoj?

 

Etapa e fundit: autokrati Rama

Shumë shtete që kanë një kushtetutë të ngjashme me tonën e vuajnë problemin e ndarjes mes pushtetit ekzekutiv dhe legjislativit, por pak prej tyre do quheshin demokratike nëse kryetari i një partie do të kontrollonte çdo pushtet në vend.

Për shembull, Shqipëria nuk mund të jetë demokraci kur Rama nuk është mjaftuar vetëm me kontrollin mbi qeverinë dhe parlamentin, por ka shtrirë kontroll edhe në sektorë të pushtetit të drejtësisë, në institucionet e pavarura dhe në media.  

Kur Rama hyri në politikë, partia e tij kontrollonte plotësisht vetëm TVSH-në dhe Zërin e Popullit, ndërkohë që pjesa më e madhe e mediave ishin ose plotësisht opozitare, ose opozitare me mëditje.

Mirëpo sot ka shumë prova që lënë pak për të dyshuar se ai i kontrollon, deri në turpërim, televizionet kombëtare, dhe pjesën më të madhe të asaj që mbetet nga mediat audiovizive apo shtypi i shkruar.

Si askush më parë, Rama qeveris sot në një mjedis ku mediat i marrin kronikat me kaseta të përgatitura nga zyra e tij e propagandës, dhe ku pronarët e medias heqin nga puna gazetarët pikërisht se ata tentojnë të bëjnë punën e tyre.

Kur Rama hyri në politikë, ai gjeti një gjyqësor të korruptuar, por që nuk e kishte frikë qeverinë. Për shembull në vitin 2006 Gjykata Kushtetuese i dha të drejtë bashkisë që ai drejtonte për çështjen e mbikalimit tek Zogu i Zi, duke rrëzuar pretendimet e kryeministrit të asaj kohe.

Por sot jemi në kushtet ku as që kemi Gjykatë Kushtetuese, ku prokurori i përgjithshëm është zgjedhur vetëm me votat e tij, dhe ku gjykatat janë mbushur me gjyqtarë që kanë frikë nga kontrolli i qeverisë, në vend që qeveria të kishte frikë nga kontrolli i gjykatave.

Para se të më keqkuptosh, në asnjë moment nuk kam harruar unë korrupsionin e Nanos, abuzimet e Metës, apo autoritarizmin e Berishës. Të tre ata, sëbashku me çetat e tyre, janë po aq të rrezikshëm dhe të korruptuar sa Rama. Ama, Edi Rama është kryeministri i parë që nga fillimet e pluralizmit, që po afrohet më pranë autokracisë. Duke u ngjitur, pa asnjë dyshim, në shkallët që ia kanë shtruar paraardhësit e tij.

Por nëse do ende prova për këtë, më lër të të kujtoj se në zgjedhjet vendore të 2003, kur PS ishte në mandatin e saj të dytë në pushtet, njësoj si tani, ajo mori vetem 34% të votave. Ndërsa ditën e sotme, përmes skemave që i kemi dëgjuar me veshët tanë, por edhe si pasojë e mos futjes së opozitës në zgjedhje, ai po shkon drejt kontrollit të 100% të bashkive të vendit.  Por sot unë nuk kam ndërmend më të hesht, sepse nëse nuk filloj të flas sot, mund të mos kem më kurrë këtë mundësi…

Prandaj, dita e sotme, kur fenomeni Rama është në etapën e fundit të zhvillimit të tij, ne duhet të zgjohemi e të kuptojmë që nëse nuk fillojmë të reagojmë tani, nesër do të jetë vonë. Pasi sot nuk na mbetet gjë tjetër veçse të nisim betejën e fundit kundër përpjekjes për të instaluar një diktaturë të re. Dhe për këtë punë, nuk ka përse të mos mësojmë nga kurat bashkëkohore kundër kancerit.

Ndryshe nga kimiot e të shkuarës, apo molotovi i opozitës, sot kanceri shërohet duke fuqizuar sistemin imunitar. Dhe ky sistem imunitar në shoqëri, nuk ka se çfarë të jetë tjetër, veçse fuqizimi i qelizave të shëndetshme shoqërore përmes një arkitekture ligjore që i jep mundësi popullit të zgjedhë direkt përfaqësuesit e tij në bashki dhe parlament, por edhe t’i shkarkojë ata në mes të mandatit (kur e trashin zullumin).

Nuk ka se çfarë të jetë tjetër ky sistem, veçse mundësia e popullit për të vendosur mbi pasurinë e vet në mënyrë direkte, përmes referendumit lokal apo kombëtar, nismave ligjore, peticionit parlamentar dhe asambleve kombëtare. Por mbi të gjitha që kushtetuta të shprehë vullnetin e popullit, dhe të ndryshohet vetëm nga populli, jo nga dy autokratë në një natë të gjatë Prilli.

Por duhet që ky sistem imunitar të ketë edhe një arkitekturë ligjore që mundëson ndarjen përfundimtare mes ekzekutivit dhe legjislativit, duke vendosur një president të zgjedhur nga populli, dhe me  kompetenca për të ushtruar kontroll kushtetues.

Do të jetë ky sistem imunitar shumëçka, por jo pa përfshirjen direkte të publikut në politikë, sepse nëse njerëzit e përgjegjshëm nuk merren me politikë, oligarkët barkçpuar, kriminelët bishpëllumbas dhe batakçinjtë sqimëtarë do vazhdojnë të vendosin për fëmijët tanë, për shtëpitë tona, për shëndetin tonë, madje edhe për jetën tonë.

Prandaj, nuk ka dyshim që ndërtimi i një sistemi të fortë imunitar mund të vrasë çdo ëndërr diktatoriale të Ramës, dhe të garantojë që në trupin e Shqipërisë kurrë më nuk do të mbijë fara kancerogjene e diktaturës. Por na duhet të bashkohemi në këtë betejë, sepse të gjithë e dimë që vërtet demokracia nuk vdes në një ditë, por as diktatura nuk shembet brenda një nate…

*Shkruar enkas për Lapsi.al



31 Comments

    1. o ti cun endrit shabani
      ti nuk e njeh shqiptarin , ti nuk e njeh historine e shqiperise
      1)ne 1912 shqiperia nuk fitoi pamvaresine , shqiperine e bene me zor shtet se ziheshin te medhenjte se te ishte per shqiptaret, shqiptaret sot te gjithe do flisnin turqisht.
      2) natyren e shqiptareve e kuptoi shume mire banditi Ahmet Zogu dhe ne shqiperi instaloi mbreterine dhe nje lloj diktature , po te mos ishte per italianet qe e pushtuan shqiperine sot shqiptaret do kishin per mbret kete deficentin dhendrin e Yllka Mujos
      3) ne 1945 nje trafikant i vogel cigaresh dhe kokra e mashtrusit Enver Hoxha dhe njohes i mire i natyres se shqiptarit , per shkak se shqiperine ne Yalte ja lane komunizmit instaloi ne shqiperi diktaturen me te eger ne europe qe zgjati 45 vjet , po te mos kishte rene komunizmi ne bote sot shqiptaret do drejtoheshin nga trafikanti ermal hoxha dhe gruaja e tij tallava do ishte zonja e pare.
      4) ne post diktature nje njohes i mire i natyres se shqiptarit nje piktor qe vuri leke si trafikant me ikona ne paris e kuptoi i pari se ky popull nuk jeton dot ne demokraci , 30 vjet tranzicion jane shume per cdo popull sado legen dhe i mbaruar qe te jete. keshtu qe piktori deshtak ju dha shqiptareve ate qe meritojne dhe ate qe kane dashur gjithmone, diktaturen . shqiptari nuk eshte as qenie inteligjente dhe as racionale gjithashtu ,shqiptari eshte qenia qe respekton me te fortin jo me te diturin , shqiptari eshte frikacak prej natyre,
      prandaj shqiptaret e meritojne diktaturen.
      nese ne perplasjen edi rama lulzim basha kushdo qe do fitoje nga keta te dy ne zgjedhjet e 2021 ne shqiperi do vendoset diktatura .
      Sepse gjithkush ne europe dhe ne bote e ka kuptuar se e vetmja menyre per te drejtuar nje popull legen dhe pa shtylle kurizore eshte diktatura!!!!!
      cdo diskutim tjeter eshte humbje kohe , prandaj gjithkush qe ka pasur 2 pare mend, dhe pak pushtet ka vjedhur ca leke dhe ka ikur
      ky vend nuk ka per tu bere kurre!!!!
      behet , vetem ne rast se ndrojne popullin!!!
      deri atehere kap ca te kapesh,
      edhe nje fakt te fundit qe i shpjegon te gjitha , a ka komb tjeter ne europe qe te kete mare fene pushtuesit ?????? qe mbas 500 vjet pushtim mos te doje te rroje i lire , po dunbaben???????
      ja keta jane shqiptaret!!!!!

      1. Ti je nje nga prototipat e atyre qe pershkruan , dmth nje legen dhe pa shtylle kurrizore .
        Ku ta ka punu mami ty se gjyshen e imagjinoj ca pune te ka bo .

      2. adi ti njf vetem qenefin negjmije ku u ngjizet e lindet ti rama,balla,me shurr milladini e mut stalini,pordh enveri e fend ramizi dhe si dekorim jarg spartak brahe.

  1. Endri me vjen keq kur tasho ate surratin tend neper sdudio televizive dhe me flet si kopetent.Shkomor shurran senakeqa bethen tujba si i ditun.pjerll pjerll seke mu liru.

    1. Selim analfabeti, me siguri te shkelqejne syte kur shef ne ekran Tualet Pallen apo jo? Sot keni oferte speciale: 2 sufllaqe dhe 1 thes miell

  2. E ke perkufizuar semundjen e kancerit si tu ka tek.
    Duket qe je I lexuar, nen aromen dehese te kushe di se cfare.

  3. Ka plot opozitare te ndershem, ketij i duhet kerkuar, kush dhe si ja paguan “studimet’ ..Aq me teper qe ne pergjithesi thote traplliqe!

    1. Ne radhe te pare ti kerkojme llogari atyre ke kane pushtetin dhe vendosin per fatet tona. Po na teproi koha merremi dhe me te.
      Ky vetem po thote mendimin e tij, nuk po vendos per askend. E di qe ju pelqen shume tu mbyllni gojen njerezve, per eshte akoma rruge e gjate deri atje ku jeni nisur.

  4. Ik ti mor rrote kari se po ti donte te gjitha Rama hynte edhe para dy vjetesh vetem ne zgjedhjet e pergjithshme,por i dha opozites gjysmen e qeverise e prape fitoi,u mesua Basha me teka dhe kerkon pushtet ne tavoline,te rrije tani rrugeve dhe te haje mut si qen rrugesh…

  5. Pra u ntrash shumë zullumi i diktaturës, pa ky djalë inteligjent e me kulturë, Endrit Shabani vendosi që të mos heshtë e të hedhë kushtrimin e rrezikut të rivendosjes së diktaturës.
    Vërej se autori i shkrimit bën cilësimet për politikanët e tranzicionit, Nano i korruptuar, Meta abuzues, Berisha autoritar e kalon tek Rama me prirje diktatorial, e duke haruar se Rama i ka më të theksuara së tre të parët, edhe prirjet negative që përmend për ta.
    Nëse do ti referoheshim historisë relativisht të shkurtër të shtetit shqiptar, cilido intelektual që mer përsipër të bëjë analiza politike, do të duhej të përcaktonte kjartë, se a ka pasur ndonjëherë Shqipëria ndonjë diktaturë të djathtë nacionaliste, të tillë siç ishte diktatura enveriste e modelit stalinist ? (mos to referohemi nfashizmit apo nazizmit se ato ishin forca të huaja pushtuese që paradoksalisht e formalisht krijuan Shqipërinë etnike të projektuar nga rilindasit)
    Së dyti :
    Ku qëndron ndryshimi midis një lideri autoritar e një lideri diktator ?
    Një lider që vjen me kauzën e demokracisë duke dënuar me rreptësi krimet e diktaturës , edhe mund të fitojë autoritet në shoqëri, e sigurisht edhe mund të gabojë.
    Por për një lider që bën karrierë politike me abuzime e korrupsion të qëllimshëm e kthehet në një diktator absolut, nuk mund të flitet më për gabime, por për faje të rënda kriminale.
    Që shoqëria të evuluojë drejtë progresit, duhet të korigjojë gabimet e me ndihmën e drejtësisë të ndëshkojë krimet.

  6. Bravo Endri! Ke bere nje analize perfekte te zhvillimit te shoqeise shqiptare gjate tranzicionit te saj.Eshte fat i keq qe shumica e ketij populli eshte analfabet dhe hallexhi per buken e gojes pra nuk ka mundesi te kuptoje te keqen qe po zhvillohet dhe te reagoje kunder saj. Dhe “Intelektualet ” ,kuptohet pjesa dermuese treguan se jane njerez pa integritet dhe lehtesisht te korruptueshem ,pra nje popull pa trurin e tij .

  7. Ky lloj votimi nuk është i fshehtë edhe po të ketë ambiente të fshehta ti nuk mund ta fshehësh votën tënde pasi ka vetëm një kandidat dhe gjith bota e di për kë votove.Ata zyrtarë që shantazhohen nga pushteti për të shkuar në votime të jashtëligjshme nuk meritojnë të punojnë në administratë pasi po shkelin ligjin pasi janë votime të anulluara nga presidenti.

  8. Endri ke qene servil i PD eksitoheshe kur fliste S Berisha ..tani flet gjoja si i pavarur ..po nuk i hane njerzit Qe njerez si kategoria jote si puna e hajdutit B Pesha beni si shoqeri civile… Rama nga ju rri ne pushtet Nga urrejtja qe kane per ju detyrohen te votojne mashtruesin lali erin……. un per vete votova ,,,po thjesht e zhgaravita voten e nxora te pavlefshme

  9. O Basha qe je demokrat e dime por qe do ishe kaq shume demokrat nuk e imagjinoja. Mire qe rremujra ose dhune nuk bere dhe OK , por qe i ke lene qendrat e votimit ne meshire te rilindasve kjo nuk shkon dhe eshte e paimagjinueshme . Prezenca e opozites duhet te ishte kudo qe edhe keta mos te flasin idiotesira si me lajmin e mesiperm . Ne qendren time te votimit ju betohem ne Zot qe nuk i ka kaluar as 3 % por jam i sigurt qe ne dark do te shohe se do jete mbi 30% . z.Basha mos u demoralizo ne kete fare feje mor burre i dheut , nga neser me veprimet qe do beshe do te shihet aftesia jote drejtuese dhe do te vendoset fati yt dhe i opozites ne teresi . Sot e djathta eshte me kompakte dhe me e forte se kurre . Keto votime farse vetem sa ja shplane akoma edhe me shume bojen mavi ketyre rilindasve dhe na tregoi se boja qe keta me te vertete kane eshte e zeza , e zeza sterr .

    1. Frazen “me lajm te mesiperm ” e kam per ate qe ndodhi ne delvine ku kerkoheshin edhe 400 flete te tjera votimi se numri i votuesve ishti shume i larte , gjithmone sipsa rilindjes .

  10. Populli duhet te reflektoj ne mbrojtjen e interesave shteterore. Duhen shporr nga politika Rama,Meta e Basha.

  11. Kenaqet njeriu kur shikon te njejtin entuziazem sot tek bijte, te njejte me ate qe kishin eterit kur hidhnin themelet e Shqiperise se re komuniste. Ngazelleni rrota kari, por mos harroni qe ajo dhimbja qe ndjeni nga mbrapa bythes, nuk eshte nga vapa…

  12. Endri,me kete shkrim,po luan rolin e Nastradinit qe :Kur morri flake qyteti,ku Nastradini jetonte,i thane,cohu Nastradin,se po digjet qyteti!Ai iu pergjigj-Larg mehalles (lagjes) time.Flaka arriti ne mehallen e tij-Cohu Nastradin se po digjet edhe mehalla!.Larg shtepise time -u pergjegj ai.Por flaka morrir furi dhe po i afrojej shtepise se nastradinit,por ai perseri tha-larg bythes time.Vetem kur flaka po i afrohej Nastradinit,u ngrit rrembimthi dhe bertiti,:Cohuni,more se po digjemi nga zjarri….Tani Endri i dashur,a shikon ndonje ndryshim,nga sa thua ti,me siper?

  13. e verteta e hidhur eshte se ju ju komandon interneti. tempizmi i kesaj nisme duket njelloje si atehere kur sorosi promovonte ramen dhe nga ana tjeter i jepte ndonje kocke te vogel bash trutharit. keshtu edhe ky shkrim, mbas pilafit dhe qe forcon te paprekshmit qe na e kane bere jeten sketerr. kur populli kthehet vet ne opozit mbas pilafit do te thtoe qe dicka nuk shkon. o varikarsa

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *