• |
ide | kryesore

Al Jazeera raporton nga Kamza: Qytetarët i konsiderojnë antiligjore këto zgjedhje (VIDEO)

Lajme, Të fundit



Al Jazeera ka raportuar nga Kamza atë që po ndodh në Shqipëri këtë të diel me votimet më të pazakonta në historinë pluraliste të Shqipërisë, teksa opozita nuk është pjesë e procesit zgjedhor. Gazetari John Psaropoulo raporton se qytetarët i konsiderojnë këto zgjedhje si antikushtetuese dhe antiligjore. “Përfaqësuesit e opozitës nuk do t’i njohin ato, por nga ana tjetër ishte lideri demokrat, Lulzim Basha i cili iu kërkoi mbështetësve që të shmangnin incidetet dhe aktetet e dhunës gjatë zgjedhjeve”, thekson Al Jazeera.

Raportimi i Al Jazeera nga Kamza

Punonjësit e qeverisë po merren me organizimin e qendrës së votimit në Shkollën e Mesme “Ibrahim Rugova” në Kamëz. Ky është një vend i sigurt për opozitën, por që nuk ka një kandidat pasi po bojkoton plotësisht zgjedhjet lokale.Partia Demokratike akuzon qeverinë për korrupsion dhe kërkon zgjedhje të përgjithshme, është duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit socialist Edi Rama. Kjo është një situatë e qetë pas muajsh protestash nga ana e opozitës kundër korrupsionit të pretenduar të qeverisë të cilat sollën partitë kryesore të dilnin nga parlamenti.

Presidenti Ilir Meta ka anuluar zgjedhjet e së dielës duke thënë se do të dëmtojnë imazhin e Shqipërisë, vend i cili është duke u përgatitur për të nisur bisedimet me Bashkimin Europian. Presidenti anuloi sondazhet, por qeveria po vijon pavarësisht kësaj. Shumë shqiptarë konsiderojnë se presin një sfidë jokushtetuese dhe joligjore.

“E vetmja gjë që mund të më lëvizë nga zyra, është vota e njerëzve dhe jo vendimi i një partie politike. Ne nuk jemi në Korenë e Veriut dhe nuk jemi më në komunizëm. Unë nuk do të njoh këto zgjedhje”, thotë Mziu.

Partia Demokratike drejtoi shumë mbështetës për të parandaluar ngritjen e qendrave të votimit në të 24 qytetet ku kontrollon opozita. Në qytetin e Shkodrës policia shpërndau protestuesit me gaz lotsjellës.
Policia mban nën kontroll qendrat e votimit në mbrojtjen e armëve për të parandaluar incidente të mëtejshme.

“Kjo Bashki ka një status të veccantë për opozitën, është një qendër e qëndrueshme e Partisë Demokratike, në periferi të Tiranës, ku dominon Partia Socialiste. Në 23 vitet e fundit socialistët kanë drejtuar vetëm një herë në vitin 2000, ku demokratët abstenuan ndaj procesit elektoral”, raporton nga Kamza, John Psaropoulo, gazetar.

Lideri demokrat Lulzim Basha thotë se i kërkon mbështetësve të tij të qëndrojnë të qetë dhe pa humbur kontrollin deri të hënën.

“Shqipëria është e tronditur nga mosreagimi ndërkombëtar ndaj provave që lidhin z.Rama me krimin e organizuar përmes së cilëve ai rifitoi pushtetin në vitin 2017. Kjo është një situatë shumë e rrezikshme, e cila potencialisht të ccon në trazira civile, trazira sociale, nëse nuk ka një dënim të qartë të farsës e cila tashmë ka ndodhur” – thotë Lulzim Basha.

Bisedimet me Bashkimin Europian janë shtyrë për gjashtë muaj. Nëse kriza politike në Shqipëri thellohet, liderët politikë shqetësohen se bisedimet do të zgjasin me vite.



3 Comments

  1. Paskan kontraktuar dhe njerin qe njeh gjuhen e shenjave keta te ajazeera, te vetmen gjuhe qe flet Xhelali.
    Shaka! Xhelali eshte burre elokuent, inteligjent dhe shume here me i efektshem se keto qumeshtat e PD, qe vijne verdalle me kod zgjedhor ne dore.

  2. Po Psaropoulos eshte Grek dhe Greket jane kundra Rames,kane nje muaj qe lajmet japin kronika nga Shqiperia me qefin e madh qe do kete rremuja,Grekt mezi presin te vij Luli ne pushtet e tju fali prape detin…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *