• |
ide | kryesore

BBC: Shqipëria shkon në zgjedhje të tensionuara lokale

Lajme, Të fundit



Zgjedhjet lokale në Shqipëri janë edhe në fokus të mediave ndërkombëtare. BBC shkruan se Shqipëria shkon në zgjedhje të tensionuara. Sipas BBC, Shqipëria po voton në zgjedhje si askush tjetër që prej rënies së komunizmit në vitin 1990.

Kryeministri Edi Rama ka bërë fushatë për zgjedhjet lokale edhe pse kandidatët e Partisë Socialiste nuk kanë pothuasje asnjë kundërshtar.

Partia kryesore opozitare i ka bojkotuar zgjedhjet duke nxitur militantët e saj që të ruajnë qetësinë. Presidenti Ilir Meta ka lëshuar një dekret që i shtyn zgjedhjet por kryeministri Rama e ka refuzuar atë dhe ka nisur punën për shkarkimin e presidentit.

BBC shkruan se prej disa muajsh opozita ka zhvilluar protesta duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit dhe zhvillimin e zgjedhjeve të përgjithshme.



1 Comment

  1. Shqyyr qe na e vari teneqen edhe BBC. Vetem kjo kishte mbetur. Keta raportimet i kane sikur i bejne nga Hena per Angline dhe jo me per Shqiperine. Nuk prisnim te thoshin,qe Rama eshte koka e krimit, ama pergjimet e kolegeve te BILD edhe mund t’i kishin permendur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *