• |
ide | kryesore

Checknews/ A po manipulohet me pjesmarrjen në votime?

Arkiva, Të fundit



E gjithë beteja e kësaj dite po zhvillohet rreth pjesmarrjes në farsën elektorale të 30 qershorit. Kryebashkiaku i Tiranës Veliaj lëshoi që në mëngjes bombën e pa kapërdishme se para qëndrave të votimit ka radhë. Kqz ka njoftuar se pjesmarrja në shkallë vendi shkon rreth 12%. Pra pak a shumë sa ka qenë pjesmarrja edhe në zgjedhjet normale të dy viteve më parë (shiko tabelen poshtë).

Por kësaj i duhet shtuar se infot e saj duhen marrë me rrezerva sepse këtë 30 qershor edhe votuesit edhe komisionerët edhe vëzhguesit janë socialistë.

Ndërkohë faktet e raportuesve nga terreni dëshmojnë krejtësisht të kundërtën. Në ora 12 17 gazetarja e ABC NEëS, Ajgena Korbi njoftoi nga njësia nr 5 në Tiranë, një zonë që njohet si bastion i PS-së, pikërisht nga shkolla Vasil Shanto. Ajo raportoi se nga 71 mijë votues që ka kjo zonë kanë votuar vetëm 2 mijë persona. Edhe gazetarja tjetër e ABC nga kombinati foli për një pjesmarrje 3%.

Pra në ato zona edhe bastione të socialistëve qofshin, ku gazetarët janë në monitorim, pjesmarrja është katastrofikisht e ulët në raport me ato që thonë shifrat zyrtare.

©Lapsi.al  

 



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *