• |
ide | kryesore

Gafat e Chelsea nuk kanë fund: zbulojnë para kohe fatin e Kovacic, pastaj e fshijnë

Sport



Në kohën e rrjeteve sociale e teknologjisë, ndodh edhe që një lojtar të lajmërohet në aplikacionin zyrtar të klubit, përpara zyrtarizimit të tij. Kjo është ajo që i ndodhi Chelsea e Mateo Kovacic, edhe pse duhet pohuar që klubi londinez është nga ata që nuk i mbarojnë gafat sociale, që nga shitja e biletave e deri tek ngatërrimi i emrit të kundërshtarit. Aplikacioni i klubit anglez ka publikuar gabimisht komunikatën e blerjes së kroatit nga Real Madrid. Vetëm se njoftimi zyrtar pritej së shpejti, e momentalisht akoma nuk është dhënë.

Aplikacioni zyrtar i Chelsea, në fakt, për disa minuta ka publikuar gabimisht komunikatën e blerjes së Kovacic nga Blancos, me deklaratat e lojtarit që ndihej i lumtur që po qendronte tek fituesit e Europa League. E gjitha u fshi pas pak castesh, por syve të vëmendshëm nuk i shpëtoi. Për Kovacic, Chelsea duhet të paguajë tek Real Madrid 50 milionë euro.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *