• |
ide | kryesore

Orgesa Zaimi: Jam bullizuar nga kolegët

Paparazzi, Slider



Orgesa Zaimi e ftuar këtë të shtunë në emisionin “Thumb” ka treguar se ajo vetë është ndjerë e bullizuar nga kolegët e saj, personazhe të njohur për median dhe publikun.

Pa dashur të tregojë emra konkretë Orgesa ka rrëfyer:

“Jam ndjerë e bullizuar nga kolegët…Nuk dua të mburrem për kauzat që kam mbështetur deri tani. Dhe nuk ka pse e bën askush. (Prej tyre)Fiton më shumë se një vlerë monetare. Unë prej disa vitesh jam mbështetëse e fondacion DSA(Down Syndrome Albania). Fillimisht ishte miqësia që kisha me drejtoreshën dhe më vonë me kalimin e kohës bëra shokë, u bëra shumë shokë me ata. Fakti që fillova të ftoja edhe shumë kolegë të mitë, filluan më thonin po ti je bërë si “Nënë Tereza e Skraparit”, më tha njëra. Aty patjetër do ndjesh bullizëm. Ose kur ja thuaj dikujt këtë projekt dhe i thua është humanitar, ndihmues pa pagesë, aaa po jo se kam një punë unë. Mua nuk më pëlqeu. Si mund të ndihesh për këtë?”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *