• |
ide | kryesore

Rabiot mbërrin në Torino: të hënën vizitat mjekësore e firma për Juventus

Sport



Mungon vetëm zyrtarizimi, por tashmë është e sigurtë se Adrien Rabiot do të veshë fanellën e Juventus në sezonin e ardhshëm: lojtari ka mbërritur në Torino para pak castesh, ndërsa të hënën janë programuar vizitat mjekësore. Kështu, në J Medical do të kalojë një tjetër blerje e bardhezinjve, pas Luca Pellegrini, mbrojtësit të majtë që erdhi nga Roma në këmbimin me Spinazzola.

Goditja e dytë me parametër zero, pas Aaron Ramsey. Francezi ka pranuar ofertën e Juventus në takimin në mesjavë me Fabio Paratici në Paris: i ardhur në skadencë kontrate me Psg, mesfushori ka marrë gjithë kohën e duhur për të gjetur zgjidhjen më të mirë. Kontratë katër vjecare prej 7 milionë në sezon ka bindur atë dhe të ëmën-agjente Veronique.

Rabiot do të ketë nevojë për kohë, përpara se të kthehet në formën më të mirë. Në vitin post-Botëror, ku mbeti jashtë surprizisht për zgjedhje të Deschamps e për refuzimin e lojtarit të ishte në listën e rezervave, mesfushori ka luajtur vërtetë pak, duke përfunduar edhe jashtë organikës së Psg, për shkak të refuzimit të rinovimit të kontratës.

Ndeshja e tij e fundit ka qenë në 11 dhjetor, vetëm 7 minuta kundër Crvena Zvezda në Champions, ndërsa të plotë ka luajtur të fundit sfidën e 5 dhjetorit, në kampionat kundër Strasburg. Situata që duhet ta kenë bërë edhe më të pjekur e Maurizio Sarri do të ketë në dizpozicion një 24 vjecar gati për të bërë kapërcimin në kualitet.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *