• |
ide | kryesore

Telefonata e Pogba për Sarrin: Juventus “kopsit” De Ligt dhe pret francezin

Sport



Afërsisht 12 muaj nga ardhja e Cristiano Ronaldo në Torino, Juventus është gati të bëjë një tjetët goditje multimilionare, ose ndoshta dy. Tek detajet tashmë tratativa për blerjen e Matthijs de Ligt: sipas Tuttosport klubi bardhezi ka pranuar kërkesat e Ajax e do të derdhë në arkat e hollandezëve 80 milionë euro (67 pjesa fikse dhe 13 bonus lehtësisht të arritshëm). Akordi me prokuratorin e mbrojtësit, Mino Raiola, është arritur në bazën e 7,5 milionë në sezon plùs 4,5 milionë bonus, por Juventus ëndërron të mirëpresë një tjetër yll të futbollit, me të njëjtin menaxher, mesfushorin francez Paul Pogba.

Mbi mesfushorin francez ushtron presing Real Madrid, por sipas asaj që shkruan AS lojtari preferon më tepër bardhezinjtë se Blancos. E përditshmja spanjolle shton se Pogba mezi pret të largohet nga Manchester United, madje ka folur në telefon me Maurizio Sarri, të cilit i ka rrëfyer dëshirën për tu kthyer në Torino. Pogba ndërkohë është grumbulluar rregullisht nga United për grumbullimin në Carrington, por sipas AS do ti komunikojë Solskjaer se dëshiron të largohet nga Anglia e shpreson të mos niset për në turneun në Australi në 7 korrik. Për shitjen e tij Red Devils kërkojnë 150 milionë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *