• |
ide | kryesore

Tronditet Inter: 112 milionë euro për Lautaro, Barcellona e ka seriozisht

Sport



Goli i shënuar nga Lautaro Martinez ndaj Venezuelës ka kualifikuar jo vetëm Argjentinën në gjysëmfinale të Kupës së Amerikës, por e ka vënë sulmuesin në qendër të vëmendjes së klubeve të mëdha europiane: gjashtë gola në 10 ndeshje me kombëtaren, katër në katër ndeshjet e fundit janë tregues që nuk mund ti anashkalonte edhe një klub si Barcelona, për më tepër që sponsorizimi vjen nga kapiteni blaugrana dhe i Argjentinës Lionel Messi.

Shpërthimi i Toro në Kupës e Amerikës rrezikon të bëhet problem në fakt për Inter. Sipas lajmeve që vijnë nga Argjentina, Radio La Red, në gjurmët e sulmuesit janë pikërisht katalanasit të gatshëm të paguajnë klauzolën e zgjidhjes së kontratës (112 milionë). Idea e Barcelonës është të formojë dyshen Messi-Lautaro, që do të kompletojnë tredhëmbëshin me Luis Suarez, apo Neymar nëse braziliani kthehet në Kamp Nou.

Duke pritur Lukaku e Dzeko, tekniku i ri i Inter Antonio Conte nuk dëshiron të humbasë shërbimet e 21 vjecarit, që më klas e nuhatje goli ka prenotuar një vend titullari në mendjen e teknikut. Për momentin duket e paimagjinueshme që Inter të shesë lojtarin, por shumë do të varet nga vullneti i Lautaros, që nuk mund të thuhet se nuk joshet nga idea për të luajtur krah Messit edhe në Barcelonë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *