• |
ide | kryesore

Vangjush Dako, thirrje durrsakëve: Votoni për të ardhmen e fëmijëve tuaj

Lajme, Të fundit



Ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako, ka votuar së bashku me familjen e tij.

Ai ka publikuar në “Facebook” foto nga kutia e votimit, ku ka shkruar se shpreson që kjo ditë të shkojë në harmoni dhe me qetësi.

Më tej, Dako, i cili është një nga ish-kryebashkiakët më të akuzuar për abuzimin me qytetarët votues, i ka bërë thirrje të gjithë bashkëqytetarëve durrsakë të marrin pjesë masivisht në votime, për të votuar për të ardhmen e fëmijëve.

“Duke votuar bashkë me familjen. Shpresoj që kjo ditë të shkojë në harmoni dhe me sa më shumë qetësi.

Ju bëj thirrje të gjithë bashkëqytetarëve të mi durrsakë që të marrin pjesë masivisht në votime, sepse duke marrë pjesë sa më shumë sot në votime, votojmë për të ardhmen e fëmijëve tanë!”, shkruan Dako.

Kujtojmë që Vangjush Dako nuk u rikandidua nga kryeministri Edi Rama, pas publikimit të dosjes “339” për blerjen e votave në Durrës dhe bashkëpunimin e Dakos me bandat kriminale.



8 Comments

  1. Vetem neper republika bananesh te shartuara me karrota ka keshtu gallatash! Ju eshte bere faqja kartonxhese ketyre, as qe ju rruhet fare per sovranin. Dine vetem te tallin tr.

    Motoja: “Shqiperia qe duam”. 😀

  2. Votoni per te ardhmen e femijeve tuaj qe te rrine jashte shtetit. Votoni, qe te siguroheni qe mos te kthehen me kurre ketu!

  3. Duke pare pjesmarrjen super masive te votuesve dhe qe rilindja ti veje tamam pikat mbi “i” apo qershine mbi tort , pritet nje thirrje nga partia e rilindasve per nje shtyrje prej nje ore sepse votuesit jane ne rradhe te stergjatura .
    Mjere ti moj Shqiperi , ku te katandisen bijt e tu .
    Ate qe nuk ta beri as pushtuesi ta bene djemt e tu .
    Turp turp turp turp turp turp turp turp

    1. Hahaaaaaaaaaaaaaaaaaa
      Sapo pashe live news 24 .
      Sapo u konfirmua edhe çudia(absurditeti) me e madhe qe une me lart me ironi citova .
      ne sarande kerkohet shtyrje z e orarit te votimit ….hahaaaaaaaaaaaaaaaa
      Ky vend nuk pushon se na çudituri

  4. Dita me e zese ne gjithe historine e vendit.
    Doreheqje dhe vetem doreheqje.
    Turp per nano mutin qe intervistua i pire e bere tape. Pijanec ordiner me parate e popullit te vjedhura jeton ne Vjene e vjen te jape mend. Ptuuu rrace kurvash.
    Po dhe ne Paris jeton i persekutuari Kadare qe i ka humbur busulla e nuk ndihet per kete katrahure qe po ndodh. Apo ne pritje te Nobel. Turp turp 1000 here turp.

  5. Thirrja publike per te marre pjese ne votime diten e votimeve, me sa dime eshte veper penale. Km nuk e beri nje thirrje te tille se e si qe denohet penalisht dhe ia la kete z. Lleshi dhe z. Dako, Problemi eshte a do te merret prokuroria me keta te dy si dhe me personat e zene me presh ne dore duke blere vota, duke kercenuar njerezit qe te votojne etj. A do marre prokuroria telefonat e policise bashkiake te velines per te kontrolluar nese ai mesazh eshte i vertete dhe te denoje personin qe i ka derguar? Nese jo, atehere kemi nje prokurori inekzistente nga nje qeveri qe mbahet me me pak se 10% te votave te popullsise,. KM duhet te dale e ta sqaroje situaten meqe eshte gjithmone tre levizje perpara ne shahun politik.

  6. { Vangjush Dako, thirrje durrsakëve: Votoni për të ardhmen e fëmijëve tuaj }
    VOTONI EDHE QE KY GJIGANTMEN TE VJEDH SA ME SHUME

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *