• |
ide | kryesore

Video/ Spanja kampione e Europës Under 21: Ruiz e Olmo mposhtin 2-1 Gjermaninë

Sport, Video



Spanja fiton Europianin Under 21 të 2019, duke kaluar Italia në listën e fituesve të kompeticionit (pesë fitore për secilën, por tre vende të dyta për iberikët, kundër dy të italianëve). Finalja e Udines kundër Gjermanisë është mbyllur me suksesin 2-1 të La Roja: pas vetëm 7 minutash Fabian Ruiz është spektakolar, në realizimin që i dha avantazhin Spanjës, që rezistoi ndaj presionit të gjermanëve dhe dyfishoi në të 69′ me Dani Olmo. Në fund traversa e Soler, mund ti kishte dhënë përmasa humbjes së Panzerave, që përkundrazi ngushtuan diferencën me golin e Amiri dy minuta nga fundi.

Statistikat premiojnë performancën e Spanjës në këtë turne: La Roja është skuadra që ka goditur më shumë shtylla, pesë. Në finale spanjollët shënuan me goditjen e parë në portë, duke i shkaktuar Gjermanisë pësimin e golit të parë të ndeshjes, për herë të parë në turne. Fabián Ruiz konfirmohet deciziv për iberikët, duke marrë pjesë aktive në 4 nga 14 golat e Spanjës (dy gola e dy asist). Dani Ceballos është lojtari që ka prekur më shumë topa gjatë turneut (97.8), ndërsa Gjermania e Spanja kanë shënuar të paktën një gol në të gjitha ndeshjet e këtij Europiani Under 21.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *