• |
ide | kryesore

Visjan Ukcenaj: Rashelin e morëm në Al Pazar si aksesor

F1, Paparazzi



Sot ajo nuk është më pjesë e programit të humorit “Duplex”, por së fundi është konfirmuar se Rashel Kolaneci u bë pjesë e kastit vetëm për të rritur shikueshmërinë.
Në fakt ka qenë aktori Visjan Ukcenaj, ai i cili ka folur për këtë çështje i ftuar në barin e “Thumb” të Aulona Mustës dhe Fatma Haxhialiut.
Ai pranoi se pamja fizike dhe hiret e Rashelit janë një aksesor që çdokush do t’i shohë nëpër vitrina e dyqane.
“Në momentin që dikush bëhet e famshme se ka c*ca dhe b*thë, atëherë është një aksesor. Një dyqan që i ka këto është një dyqan që ka shumë shikime. Meqë kjo ka shumë shikime se i ka këto te showroom-i i saj, i ka të bukura, njerëzit e duan këtë, po jo të gjithë mund ta kenë. Dhe vdesin rrinë aty duke i parë. Humorin pastaj e bëjmë ne”, u shpreh Visjani.
Epo jemi shumë kuriozë të dimë mendimin e velinës bukuroshe.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *