• |
ide | kryesore

30 qershori, shefja e misionit të ODIHR: Votuesit ishin nën presion, nuk patën mundësi reale për të zgjedhur

Lajme, Të fundit



Një ditë pas zhvillimit të procesit të votimit për zgjedhjet lokale të 30 qershorit, drejtuesja e Misionit të vëzhgimit të “ODIHR”, Audrey Glover,  ka dalë në një konferencë për mediat për të prezantuar gjetjet paraprak të raportit të monitorimit.

Në nisje të prezantimit, Glover vuri theksin tek pamundësia reale e votuesve për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre, në kushtet ku forcat politike të opozitës refuzuan të marrin pjesë dhe në një pjesë të konsiderueshme nga 61 bashki të vendit, gara përfaqësohej nga një kandidat i vetëm.

Jemi këtu pa ndonjë ide të paracaktuar dhe pa ndonjë axhendë të fshehtë. Jemi plotësisht të paanshëm e lëmë faktet të flasin. Ne nuk na intereson kush i fiton zgjedhjet, i vlerësojmë ato në bazë të përputhshmërisë së tyre me angazhimet e OSBE-së. Zgjedhjet lokale u mbajtën pa marrë shumë parasysh interesat e lektoratit. Opozita vendosi të mos marrë pjesë, qeveria ishte e vendosur t’i mbante ato. Në këtë klimë të një ngërci politik, zgjedhësit nuk patën mundësi reale për të zgjedhur.”- u shpreh Glover.

Ambasadorja shtoi se zgjedhësit kanë dëshmuar se kanë qenë nën tension nga të dyja palët politike, pasi zgjedhjet u zhvilluan në një mjedis tejet të polarizuar. Glover vëren se duhet të ketë një sistem funksional gjykatash që të shqyrtojë ankesat e zgjedhësve.



4 Comments

  1. Gjynaf ,keto plakat,sic duket do kene veshtiresi,se ndofta,nuk i mjafton pensioni,dhe kane kerkuar te vijna “Over time”,e ta marrin ndonje lek.Shikojini sa te kenaqura duken,sa po e shijojne kafene (me siguri,nuk paguajne per te).I befte mire.Hajer,nuk presim nga keta OSBE,apo BDTE apo STRO,por te pakten,le te vijne ,te pijne me qejf kafene,le te marrin edhe “Over time”,por vetem mendje te mos na japin (se nuk kane as per vehten),dhe nese do kene ndonje verejtje,ta adresojne atje ku duhet dhe jo atje,ku ja kerkojne.

  2. Duke fajësuar të dyja palët nuk zgjidhet probemi por thellohet duhet të nxirren përgjegjësit e vërtetë Pse u lejuan votime në kundërshtim me ligjin ,pse OSBE pranoi të vëzhgonte votime farsë dhe të paligjshme?

  3. Keto plera qe vijne ne Shqiperi na kujtojne ata jevgjit qe sillte enveri nga Afrika nga partite simotra neper kongreset e partise

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *