• |
ide | kryesore

Çfarë po feston Edi Rama?

1, Ide

Teksa ka lënë pas këtë të dielë nervashkatërruese, Edi Rama ka shpallur më shumë se një arsye për të festuar.

Ai ka arritur të realizojë votimet e 30 qershorit, përkundrejt kërcënimit se do t’ia prishnin ato.

Ai, që sot e tutje, ka në dorë të gjithë pushtetin lokal, pasi mbretëron prej katër muajsh në një parlament një ngjyrësh.

Ai mund të mburret se nuk përkulet para asnjë lloj shantazhi dhe se i shmangu vendit precedentin e kërcënimit me mospjesmarrje në zgjedhje.

Ai mumd të përkëdhelë egon e vet, kur mendon se arriti të ndërtojë koalicionin më të pamundshëm ndonjëherë në histori, atë mes një partie politike, shtetit të vënë në shërbim të saj, botës së krimit dhe faktorit ndërkombëtar, që u renditën së bashku në njërën anë të llogores.

Natyrisht, për këto, ai ka të gjitha të drejtat e botës të thërrasë: “Fitoreeeeee”.

Por, triumfi i tij është një nga ato beteja të cilave nuk ke çfarë i feston.

Sepse, pavarësisht shifrave zyrtare (ku pjestarët e organizatës janë edhe votues edhe komisionerë edhe numërues edhe vëzhgues), ai provoi se sundon si pakicë në këtë vend.

Sepse, duke shtrirë në Shqipëri modelin e partisë ku mbretëron, ai organizoi një ndeshje pa garë dhe pa rivalë.

Sepse ai shpalosi, në sytë e të gjithëve, një lloj shteti që do ta kishin zili edhe despotët më të mëdhenj të planetit, ku KQZ nuk pyet për dekretet presidenciale, ku policia i bindet vetëm urdhërit politik, ku Idajet Beqiri peshon më shumë se Gjykata Kushtetuese dhe ku zgjedhjet përfundojnë si gjithmonë me një “tërmet” të sigurtë.

Sepse ai, këtë 30 qershor, e mbylli ciklin e kapjes së gjithçkaje, që nga parlamenti monist, pushteti lokal, prokuroria, shërbimi sekret dhe presidenca, me të cilën, nga që se komandon dot, sillet sikur të mos ishte.

Pra, në këtë kuptim, beteja e Edi Ramës është një nga ato të cilave fitimtari nuk i gëzohet dot. Pasi ajo nuk ishte një lojë që përfundoi duke zbatuar rregullat, por duke i shaktërruar ato. Pasi ajo nuk qe një ngadhënjim brenda sistemit demokratik, por përpjekja e fundit për ta shembur atë.

Si e tillë, kjo fitore mbart mbi vete të gjitha risqet që mund të sjellë kapërcimi nga demokracia drejt regjimit. Ajo vërtet mund të prodhojë, ndoshta edhe për një kohë të gjatë, një lider të fortë dhe të pakundërshtueshëm. Ajo mund përbëjë shtratin që Edi Rama ka ëndërruar gjithnjë për të përkundur ëndrrat e tij, atë ku ai është edhe profeti edhe polici edhe artisti edhe gardiani edhe bamirësi edhe xhelati edhe sundimtari edhe rebeli.

Por, ashtu si tiranët që shemben veçse prej peshës së tyre, cikli që ka nisur prej të kësaj të diele, i ka hequr Edi Ramës mundësinë për të dalë nga loja me mënyrat elegante që të ofron pluralizmi.

Nga sot e tutje, ai do e ketë pothuajse të pamundur të largohet me zgjedhje, për të vazhduar atë jetën e tretë, që aq shumë e ka propaganduar, qoftë me Koçon në Vuno, apo qoftë me Zahon në Surrel.

Duke u sjellë si anormal në pushtet, duke demostruar një grykësi të pashoqe në ushtrimin e tij, ai i ka mohuar vetes nga një dalje normale nga skena.

Ashtu si ç’i ka marrë sot të gjitha, ai rrezikon nesër të humbasë gjithçka, qoftë edhe fizikisht.

Kjo është faza e re ku ka hyrë. Prandaj sado e madhe të duket fitorja e djeshme, ajo është një nga ato të cilave fitimtari nuk i gëzohet dot, sepse para se të ndjellë triumf, ajo tenton të prodhojë makth.

©Lapsi.al

34 Comments

    1. i pa emer ot rama po feston puthjen e zheleve te kim il jung.putin e erdogan,pastaj po feston nji porcion me mut te thar stalini e lenini si dhe nji porcion shurr milladoni te ruajtur nga nena anet.me keta perberes u ngjize ti dhe edvini.

    2. Pirdh ti o komunist me pagese!
      E paske kap komentin e pare, e qen? Sa sufllaqe kape?
      Lalieri me perparese t’i shperndan?

  1. Kryma te kuq ta Gezoni albanistanin
    Tani mos na cani karin me FAJIN E KA Sala dhiteni kete vend si baballaret tuaj malkuar qofshin far e keqe

  2. Nuk esht ndonje gje e re, si gjithmon te huajt e kan shkaterruar dhe perçar Shqiperin ,kuptohet me ndihmen e vet shqipetarve dhe esht per te ardhur keq kur disa ndihen mir qe PD u shkaterrua, mund te ishte perçar edhe PS ,esht e njejta gje dmth nuk eksiston demokracija! Tani Shqipera eshte ne kushtet e Turqis. Me e çuditshmja esht qe moshat e treta por edhe me te rinj ndjejn kenaqesi kur fiton nje parti ne kushte te tilla, nderkoh qe femijet e tyre kan marr ruget e EU sepse ai vend esht ber i pa jetushem dhe i esht vjedhur shpresa. Me vjen shum keq qe e them por ndihem me fat qe jetoj mijera km larg!!!

  3. Bushat me duket se ke kopjuar pjese nga fjalimi i rames dje. edhe rama ate tha nuk kemi pse festojm do do vazhdojm punen ne te gjitha bashkit.
    Duhet te beni nje analiz me te mire dhe jo vetem propagant. Nese PS ka mare votat e veta qe ka mare ne zgjedhjet e meparshme ky do ishte nje deshtim i madh per opoziten.
    Mund te justifikojn veten dhe militantet qe jan mbushut kutit po nese legjitimohen nga nderkombetaret duhet te ndryshohet strategji. Duhet te behen ndryshime ne drejtimin e PD

  4. Kujt ia merrte mendja qe do benim keto hapa gjigante mbrapa …drejt dikatures dhe do perjetonim edhe njehere 1945, si gjysherit tane… Megjithate ky popull pa shtylle kurrizore (te pakten nje pjese e madhe e tij, ajo pjesa me injorante dhe me militanteske) kurre nuk nxjerr mesime. Eshte per te ardhur keq…

  5. Jo o Bushat jo se sot nuk feston Rama por feston Shqiperia e cila arriti tia dale per te mos u marre peng nga nje grup politikanesh te korruptuar te cilet po te mos nderhynin partneret tane strategjik do i kishin bere gjemen Shqiperise dhe do ta çonin vendin prape ne nivelin zero,por shyqyr zotit qe miqte tane jane shume vite para nesh qe tju hedhesh hi syve dhe ia futen kembet ne nje kepuce aventurireve te opozites duke i detyruar te dalin me dajre ne protesta,keshtuqe Bushat me keto zgjedhje Shqiperia te pakten siguroi qe zgjedhje do kete sa here e parashikon kushtetuta dhe jo sa here i teket njerit apo tjetrit politikan….

    1. Po kur thonë socialistët për shtetet demokratike perëndimore se ata janë miqtë e partnerët tanë ??????
      Paska qenë Gramoz Rruçi mik i imperializmit anglo-amerikan ?
      Paskan qenë këta bijtë e nomenklaturës së lartë të diktaturës enveriste partnerë të SHBA e BE ???
      Ujku qimen ndron po jo veset

      1. I ke rene pikes,ujku qimen nderron,keshtu edhe plaku i pjerdhur Berish nderroi teseren e PPSHse me ate te PDse,por kjo nuk e ben te djathte…

  6. Shkrimi qendron si llogjike por fajtore dhe pergjegjes per kete situate, jane te dya palet.
    Jemi ne kete situate absurde, se eshte nje popull jo i zgjuar aq sa te kuptoj se po trajtohet si dele. Njerezit duhet te ngrihen dhe te gjithe lideret aktual ti hedh ne kosh te plerave.

  7. O Bushat po ju analistat e revolucionit nga u zhduket dje,pse nuk dolet me arme ne dore te ndalonit njerezit te votonin?te fala Shullakut,Lubonjes,Qim Pekes,Mark Markut,Artur Zhejit,Bujar Kapexhiut etj.etj.dhe meqense dje deshtuat merni armet dhe dilni malit per liri dhe goditeni regjimin me lufte partizanshe dhe atentate si Kanan Tafili…

  8. E paskemi konkluzionin e njejte per te ardhmen e Rames, Bushat. Pak a shume te njejten gje pata komentuar dhe une dje:
    “Rama dukej i perzishem, por dhe i vendosur per te instaluar diktaturen e bythes se kutise. Prap na e shiti te keqen per te mire, gjeja qe ben rregullisht prej 6 vjetesh. Nuk duket shume i interesuar per te mbijetuar edhe per nje jete pertej pushtetit. Vitin qe do vendose wikipedia nuk e di, por me siguri per te do shkruaje “died in office”!”
    Kjo eshte diktature me sfond demokratik.
    Te na rroje diktatura e bythes se kutise!

  9. Sa i pa shpirt je o Bushat .I kujton qe tani Zahos së vogël ti çoj babit cigare të dredhura (të perziera ) tek 313

  10. Amerika t shkerdhe para mrapa or daku .Nuk osht zgidhje revolucioni bolsheviko konservator djathtist se nuk t tolero amerika or daku .Car i deshi trapi ameriks u bo m dat 30 ,zgjedhjet u bon fiks m dat 30 ,qetsi absolute ,revolucioni u pordh komplet .Me 1 fjal ,vetem shba tha t verteten per daten 30 ,gjith t jeret ja futen si kau peles tuj rrejt .

  11. Rama po feston mjerimin e tij sepse vetmia është mjerim,keqardhje për ata zyrtarë e nëpunës që votuan kundër dëshirës së tyre në shkelje të ligjit nuk meritojnë të jenë në detyrë.

  12. Ai fitoi ky i qan hallin qe spo e shijon dot. E shijon o e shijon qe cke me te pavaresisht cfare shkarravit ti o rrot. Su poqe njehere o lumadh

    1. ti nuk je nga Lumi i Vlores, se ata nuk flasin karlliqe si ti..Ti je tepelens nga fieri, po nejse mos e ndyj emrin e Lumit te Vlores, pocaqi!

  13. Mo po nje gje nuk kuptohet; keta qe nuk pelqejne shkrimet ne kete portal pse e lexojne!? Ose jane nga ato perversat qe pergjojne motrat e tyre pas vrimes se celesit ndersa renkojne …ose jane sufllaqexhinj qe perdorin spermen e punedhenesit ne vend te salcave….

  14. Një gjë nuk mora vesh mbrëmë ne palo fjalimin e Ramës që fshinte djersën me gishta nga sikleti i vapës e “fitores”.
    Njoftimi u dha se do të bënte një deklaratë shtypi.
    Po nga na dolën ato duartrokitjet e montuara e të sforcuara ?
    Mos kishte bërë takim vetëm me gazetarët e Top Channel apo kishtë bërë një takim në burg me bandën e Avdylajve ?

  15. Si fizikisht më o Ando…sa i sëmurë je më o ti???
    Po normal me atë prejardhje derrash të kuq që ke ti ça me prit më shum

  16. Autiket e rilindjes nuk hane pyke sepse bar hane dhe parimet nuk i shkelin. Opozita beri gjene me te zgjuar qe u terhoq ne minute te fundit nga rremuja dhe ja la kopilin ne dere rilindjes.Nqs do ishte bere rremuje sic enderronte Kadriu i madherishem atehere do ti thonte botes e shef, pjesmarrja qe e ulet se kishte perplasje nga ana opozites.Shifra e votuesve vajti me zor 15% ,ku te pakten me shume se gjysma e tyre ishin punonjes administrate te cilet pushteti i sovjeteve i detyrei me kercenime te votonin. Ky ishte me teper nje test per te pare sa mbeshtetje ka Kadriu i madherishe sesa zgjedhje pasi eshte qesharake dhe ta mendosh te kete zgjedhje monopartikae ne 2019. Suksese ne jete o autike mavi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu