• |
ide | kryesore

Çmenduritë e Real Madrid: mbledhje urgjente me agjentin e Eriksen, por më parë vjen Pogba

Sport



Real Madrid kërkon ti japë Zinedine Zidane një skuadër kompetitive për të luftuar për objektiva të rëndësishëm e për të bërë të harrohet sezoni dështak i sapombyllur. Sikur të mos mjaftojnë galaktikët e marrë deri tani në Santiago Bernabeu, Blancos janë duke përgatitur ardhjen e një dyshe të jashtëzakonshme në mesin e fushës: Christian Eriksen e Paul Pogba.

Menaxheri i danezit do të takohet me drejtuesit e Real Madrid për të kuptuar se cilat do të jenë strategjitë e merkatos për klubin iberik. Sipas asaj që raportohet nga Marca, palët do të takohen për të kuptuar nëse do të ketë mundësi për të kryer një tratative edhe pse për momentin zgjedhja e parë mbetet Paul Pogba. Francezi është një kërkesë e veçantë nga Zinedin Zidane dhe drejtuesit do të bëjnë gjithçka për të kënaqur trajnerin francez. Mbetet në dyshim edhe hollandezi Van de Beek: talenti i Ajaksit, pavarësisht se është një goditje për të ardhmen, ka një vlerësim inferior krahasuar me mesfushorin sulmues të Tottenham.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *