• |
ide | kryesore

“Gonzalo në Itali vetëm me Juventus”: vëllai-agjent fut në telashe Juventus, që mendon planin B

Sport



Roma kishte menduar seriozisht për Gonzalo Higuain për të zëvendësuar Edin Dzeko, i destinuar për Inter, por e ardhmja e Pipita, të paktën duke qendruar në Serie A, është e veshur vetëm bardhezi: “Higuain në Itali do të luajë vetëm për Juventus. Mbeten edhe dy vjet kontratë e do të respektohen” ka lajmëruar në tëiter vëllai-agjent i argjentinasit Nicola. Një mbyllje që nuk i lë asnjë shteg zgjidhjeve italiane, duke future në siklet kampionët e Italisë, që duhet ti gjejnë një sistemim jashtë tashmë.

“E dua shumë Pipita, e ndjesia ime është se Gonzalo e ka përjetuar keq post Juventus dhe ka dalë disi i tronditur nga kjo histori, duke bërë pikërisht një sezon post-traumë. Për mua mund të bëjë pa problem akoma edhe 2-3 vjet të tjerë në nivele të larta” kishte deklaruar Sarri në konferencën për shtyp të prezantimit si trajneri i ri i bardhezinjve.

Vlerësimi mes të dyve është i pandryshueshëm, e ndoshta tekniku do të arrijë ta kthejë Higuain në nivelet e Napolit. Kampionët e Italisë preferojnë ta shesin sulmuesin ose, në rast qendrimi, kanë gati rinovimin, për të shpërndarë pagesën aktuale të argjentinasit prej 7,5 milionë euro në vit, në tre sezone dhe jo në dy.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *