Është shtyrë seanca e parë e gjykimit ndaj ish-deputetit të Partisë Socialiste, Arben Çuko, për shkak të mungesës së njërit prej të pandehurëve të tjerë që ranë në pranga vitin e shkuar, në kuadër të operacionit “VOL-VO4”.
Seanca e radhës u caktua për më datë 8 korrik, ora 13:00. Ndërkaq, Prokuroria kërkon të marrë të pandehur ish-drejtori i Përgjitshëm i Burgjeve dhe 4 të akuzuarit e tjerë, Qerim Mushën, Olsi Karagjozin, Artur Ballën dhe Denis Llaftiun.
Çuko akuzohet se në cilësinë e kreu të Burgjeve ka miratuar transferimin e të dënuarit, Olsi Karagjozi, kundrejt rryshfetit 3.000 euro. Aktualisht, Çu ko ndodhet nën “arrest shtëpie”.