• |
ide | kryesore

OSBE reagon pas dhunës ndaj gazetarit Enver Doçi

Lajme, Të fundit



OSBE ka reaguar ashpër ndaj dhunimit të gazetarit Enver Doçi duke i kërkuar autoriteteve të hetojnë ngjarjen si dhe të sigurojnë mbrojtjen e gazetarëve. OSBE e ka cilësuar si të paparanueshme dhunën ndaj Doçit.

Gazetari Enver Doçi u sulmua një natë para ditës së zgjedhjeve ndërsa po filmonte aksionin e policisë për arrestimin e një personi.

Policia kërkoi ndjesë duke e justifikuar aktin me kompleksitetin dhe tensionin e aksionit. Gjithashtu zyrtarët e policisë u shprehën se efektivët nuk e kanë identifikuar Doçin si gazetar.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *