• |
ide | kryesore

Përplasja/ Rama: Marrëveshje me opozitën. Basha: Votimet, nul

Kryesore, Lajme

Kryeministri Edi Rama doli triumfator në deklaratën e parë publike pas mbylljes së votimeve të 30 qershorit. Mesazhi më i rëndësishëm në një fjalim të gjatë nga selia e PS-së dhe i mbuluar nga djersët Rama e dha për opozitën të cilës i tregoi “shkopin dhe karrotën”. Kreu i qeverisë tha se 30 qershori ishte mësim për rrugën që kishte ndjekur opozita me bojkot, protesta dhe djegie mandatesh.

“Ne nuk fituam ndonjë betejë për mandatin e ardhshëm të bashkive, por luftën përgjithmonë për zgjedhjet. Nga sot, Shqipëria nuk do të shohë më djegie mandatesh, molotov, bojkot dhe fronte. Për ata është një mësim, por edhe të gjitha partitë dhe përgjithmonë ” – tha Rama që më pas i shtriu dorën e bashkëpunimit, megjithëse këmbënguli se nuk do të ikë.


“Nuk iki, megjithëse e di sesa shumëfish më shumë se sot është sfida e shlyerjes së tij nëse nuk fillojmë të ndryshojmë nga ata që jemi sot. Nëse duan paqe, paqe do të kenë dhe paqja mund të fillojë vetëm duke u tërhequr nga sulmet kundër Shqipërisë. Nëse duan marrëveshje për Shqipërinë, marrëveshje do të kenë, vetëm me dialog pa kushte dhe shprehje për t’u angazhuar të gjithë për celjen e negociatave. Dora ime është e shtrirë, reforma zgjedhore mbetet sfidë me opozitën parlamentare dhe atë jo parlamentare” – tha ai.

Por nga selia blu, kreu i PD-së, Lulzim Basha u shpreh se këto zgjedhje ishin një tregues se si shqiptarët e kanë braktisur kryeministrin Edi Rama.

“Sot shqiptarë braktisën në masë maskaradën e votimit një partiak të Edi Ramës. 85% e votuesve të regjistruar refuzuan votimet e paligjshme moniste. Edi Ramën sot e bojkotuan edhe socialistët, pasi për të sot votuan më pak se në vitin 2015 dhe 2017” – tha Basha që shtoi se edhe në këto votime pati manipulime.

“Akoma më tragjik është fakti që edhe pse votimet ishin në çdo element të tyrin, njësoj sikur të ishin votime të brendshme të Partisë Socialiste, ato u karakterizuan nga manipulime masive, përfshi rezultate të paracaktuara, blerje votash, kërcënim për të marrë pjesë, përdorim të burimeve publike dhe administratës shtetërore, votime të shumëfishta nga i njëjti person mbushje kutish dhe shkelje të tjera të rënda” – tha Basha që e konsideroi procesin nul dhe të paligjshëm. ©LAPSI.al

24 Comments

  1. Basha rri.
    Basha rri.
    Basha rri.
    Po afrohet 2021. Na duhesh. Me ty fitoret jan te sigurta. Socialistet po plasin nga inati nga fitoret e tua.

  2. Praktikisht Rama e ka fut ne nje kurth Bashen. Ai duke i shtrir doren (keshtu thot) per dialog eshte ne rregull me nderkombetaret, se ata e kan si parim baze. Ne te gjitha deklaratat e tyre thuhet DIALOG. Po ketu qendron halli i madh i Bashes. Ai beri nje gabim te madh, duke i mbyllur deren dialogut, dhe vet ai e shiti si gjen me te keqe ate. Dhe tani ai nuk mund te bjer ne gropen qe hapi vet. Dialog nuk ben dot, dhuna u mbyll si opsion. Po dhe po nuk ju bind nderkombetarve nuk eshte e mundur. Brenda partis do dalin zera kundra. Personalisht nuk shoh dit te bardha per bashen. Thjesht ky eshte nje mendim i im. Do shohim c do ndodh.

    1. Ke nje analize te sakte bobi. Lulezim Basha nuk eshte lider prandaj perfundoi ketu. Luli eshte nje kukull qe mund te kontrollohet nga Berisha, prandaj dhe u vu aty ku eshte.

  3. Shah dhe mat, dhe jo mat me renien e mbretit, por mat teknik ku cdo levizje e mbretit percaktohet nga kundershtari i cili e lejon mbretin te beje levizje te kufizuara deri kur don ta zere mat komplet. Nje pyetje kam une:
    Demokratet hodhen regjimin e Enver Hoxhes dhe na çliruan te gjitheve. A kane mundesi Demokratet te hedhin edhe regjimin e Sali Berishes dhe te na sjellin nje alternative te vertete? Nese e bejne, do i bejne nje sherbim gjithe kombit Shqiptare. Nese do vazhdojne me Sali Berishen, Ilir Meten e kudi une, na duhet diçka tjeter se monizem e kemi perpara. Edi Rama tani ka praktikisht te gjitha pushtetet, kjo per fajin e opozites. Por te gjitha pushtetet nje personi eshte shume e rrezikshme.

  4. Lul koqja i donte te gjitha e ngeli pa gje. Kshu eshte kur do me shume se cte takon. Kshu eshte kur behesh garip me zorr kur ne shpirt je dhjaks.

  5. Te gjitha komentet e mesiperme jane bere pas mesnate. Me sa duket “gezimi i fitores” i paska lene militantet e PS pa gjume dhe ngaqe nuk kane cfare bejne merren me Bashen. Jo se kam ndonje simpati per Bashen, perkundrazi nuk ma mbush mendjen fare, por kete rradhe ka dale i fituar. Arsyeja kryesore e fitores se Bashes eshte se Rames kete here iu permbys ajo qe kishte ndertuar ne 6 vjet. D.m.th. ai arriti nje “fitore” pa kundershtar duke treguar se sa poshte ka rene rilndja. Per kete, mjafton te shohesh provat e paraqitura per vjedhje e maipulim te votes, qe te kuptosh se “termeti” ka ene ne token e rilindjes tashme. Vetem nje fakt e tregon qarte kete “termet”. Ne oren 18:00 vete KQZ deklaronte nje pjesemarrje prej 18% ne zgjedhje, nderkohe ne mbyllje te votimit kishim nje pjesemarrje prej 21.6%. Pra per vetem nje ore kishin votuar afro 110 mije votues. Dihet qe fluksi me i madh ne zgjedhje eshte ne oret e paradites, por ne kete rast fluksi i votuesve eshte ne oren e fundit te votimeve, fiks ne ate moment kur u pa se me gjithe manipulimet e deriatehershme, pjesemarrja eshte shume e ulet. Ketu vjen ne ndihme llogjika. Por mos te marre aspak ne kosiderate faktin se normalisht ne 2-3 oret e fundit numri i votuesve eshte shume i ulet dhe te pranojme shifren zyrtare dhe le te mendojme thjesht se mesatarja e votuesve per cdo ore ka qene 110.000 votues, i bie qe ne 12 ore qe zgjaten votimet te kishin votuar afro 1.300.000 njerez. Prandaj edhe me budallai e kupton se ka patur nje fryrje te shifravene menyren me te trashe te mundeshme. KM qe i di te gjitha manipulimet dhe qe ka patur te gjithe komisioneret e tij ne votime e informacionet i ka te sakta, jo me kot u perlot dje ne fjalimin e tij. Me votimet e djeshme mendoj se u tregua nje pjekuri e larte nga mospjesemarresit, te cilet treguam haptas se jane kunder votimeve monopartiake dhe jo domosdoshmerisht se jane pro opozites. Per komentuesit me pagese shpresoj qe sot do kene nje racion te pakten te dyfishte, sepse kane nje dite te lodhshme perpara pasi do iu duhet te merren me sofizma gjithe diten.

  6. Militantet kuqalashe paskan ndenjur pa gjume per te analizuar ceshtjet e lidershipit te PD. Paturpesia juaj nuk njeh limit. Sa te zgjoheni nga gjumi plot endrra sipas retorikes se liderit skizofren, filloni e mblidhni ndonje lek per taksat e reja qe do paguani si te gjithe. Jam i sigurte qe po jua kerkou partia, ju e paguani vete gjoben prej 111 milione Euro dhurate nga demagogu psikopat. Pasi te jeni zbrazur nga xhepat, verjani prape fajin Saliut dhe Lulit

  7. Shqiperia koleksionon fitoret si te Pirros,nderkohe qe sot qe flasim nje shqiptar paguan per te hyre ne Angli deri…15 mije paund !!!!…..

  8. Ty byroist te pd te paskan zgjuar qe ne mengjes,cou o bythlepirse dhe mbro lulune dil e shkruaj qe lulu fitoi por bashkite I ka ps lulu tani pret ta ulin ne dialog se per ndryshe FBI e kthen ne prokurori,e pate si lulu nga molotovi u kthye ne Gjel Qyrrs qe dhe kur humbet thote fitova,dhe nje shifer 1.400.000 votues kane votuar 2015kur dhe pd ishte ne zgjedhje, 30 qershor votuan 770 mije,me shume se gjysma kjo eshte fitorja e luluse pas atyre qe kishte fituar deri tani

  9. Marreveshje per cfare, o Kumandsr Legjendsr?
    Ti ia tregove shpaten te gjithe armiqve o qr ka bota!
    Per ç’do merresh vesh kur ry ta kane marre vesh te gjithe?

  10. Fitoren me te madhe e mori Arturo Ui salih qe e moren e shtruan urgjent ne spitalin psiqiatrik te vjenes me parate e popullit,ate te voglen e mori lulu qe per here te pare nuk e kishte salihun neper kembe me ndihmen amerikane lulu u ndje I lire pa salihun

  11. I paemer i ores 8:41. Sot ke merituar dopjo racionin, jo per gje por me quan byroist kur byroistet i ka patur partia tende, une nuk jam antar o asnje partie. E dyta kur flet per bythelepirje, tregon ate qe po ben vete. I lepihet bytha atij qe ka pushtet dhe sot rilindja i ka te gjitha pushtetet dhe jo atij qe s’ka asgje ne dore. Shkurt hesapi je nje tip Pali Miske i mbetur qe nga koha e idhullit tend, qe vetem lepin bythe mundesisht prej atyre bytheve qe nuk e perdorin kurre bidene

  12. Sipas te dhenave zyrtare nga kqz, te dhena qe duhet te merren me shume rezerva, ne shume nga Bashkite, kandidatet humbes te zgjedhjeve te kaluara kane patur me shume vota se sa ka patur votues ne votimet e djeshme. Nuk po merremi me Kamzen apo Voren, por me dy qytete kryesore Shkodren ku Keti Bazhdari ka marre ne zgjedhjet e kaluara 28 mije e kusur vota me nje diference prej afro 10 mije votash nga fituesja Ademi, nderkohe qe dje kane votuar 13 mije persona. Edhe sikir ta marrim te sakte shifren e kqz del se Valdrin Pjetri eshte kryetar bashkije me 15 mije vota me pak se humbesja e zgjedhjeve te kaluara. Ne Durres humbesja G. Duma kishte mbi 42 mije vota, nderkohe qe ne keto votime kane marre pjese 35 mije votues sipas kqz. Sikur te gjitha votat t’i kete marre rilindja ne Durres, i bie qe te kete nje kryetare bashkike me 7 mije vota me pak se humbesja e zgjedhjeve te kaluara. Kjo tregom dy gjera, se pari manipulimin e zgjedhjeve te kaluara, se dyti qe rilindja de jure eshte fituese, po de facto eshte humbesja e madhe e ketyre votimeve. Eshte thjesht nje analize bazuar ne shifra dhe jo nje mbeshtetje per Bashem per te cilin nuk eshte se kam ndonje konsiderate.

  13. Basha ka fituar ne keto muaj te majtet. Jo rilindasit mostra por te majtet. I ka fituar. Po e ka bere pa e patur qellim. Pa dashje e ka bere. Do ta kuptoje me vone.

  14. Basha ka fituar shume te majte dhe te gjitha fushatat ja ka bere falas rilindje per shume vite qe vijne. Dhe gjithe balten qe supet e bashes dhe kane ja ka hequr rilindja. Pa e pasur qellim sigurisht. Rilindja e ka ndihmuar jo bashen si indivit me shume se sa i dhene absolutisht fitore morale dhe politike. Nese e vazhdon betejen pa pazaret e dh……te rilindjes basha fiton luften me te madhe betej pas beteje krijimin e modelit ne shoqerin e se drejtes. Edhe pse jo e djathte basha 10.

  15. O rilindas,un kurr nuk ju kam kuptuar por sot nuk ju kuptoj fare, po a keni fituar? Dakort atehere ckeni qe merreni me bashen, me qe basha qenka i dobet kjo eshte ne favorin tuaj , atehere shijojeni fitoren gezohuni se nuk ju shikoj te gezuar, gezohuni mjerane se ky gezim nuk do zgjasi sbume, tani fillojne ditet e veshtira se mezi kapet 15 perqidshin duke pasur ca zgjedhje brenda vetes , e pasi pat qe edhe me krtat e identitetit qe kishit mledhur nuk ja dolet nga deshperimi mbushet kutite kuturru.Prandaj o rilindas lereni bashen ne punen e vet se ai vertete sorrosianet nuk i ka me vete po , po deshe dhe perendimin per te qene i qarte por ama ka fitur popullin me duket kete rradh. Prandaj shijojeni , shijojeni fitoren tuaj imagjinare.

  16. Ti byroist pd si I ri ne fillim bythlepirjen e ke per kenaqesi te shijon kur lulu te vij ne pushtet do ta kthesh ne profesion,lulu vodhi votat me olldashin,me shume vota se votues dhe keshtu me 28% te antarsise lulu fitoji dhe atehere si byroist I ri vetem u gezove,me vone bythelepirjen tani je ne kohen e jargavitjes se fitores madheshtore ne vitin e humbjes se madhe si pd

  17. Këto nuk ishin zgjedhje po ishin referendum!
    Pyetja ishte: Jeni pro apo kundra dhunës mbi shtetin dhe shqiptarët nga politika?
    Unë nuk shkova dot të votoja kundra duke prishur fletën se qentë e salës e likes dhe edos do fillonin me leh direkt…
    Jam i sigurtë se si unë kanë vepruar shumica e shqiptarëve!
    Lajmi i mirë është se megjithatë fituan shqiptarët….pas kësaj gjithkush e ka të qartë që i priten duart po bon si të fortë me shqiptarët!
    Faleminderit SHBA!

  18. Llafet e shumta,jane fukarallek.Fakti qe nga kutite dalim me shume vota,se pjesmarrja ne votime,tregon faktikisht,diten per diell,se ka manipulime.Dhe keto manipulime,kur faktikisht,marrin vetem socialistet ,pjese ne votime.Imagjinoni,nese do merrnin pjese te gjitha partite politike.Keto fakte jane te mjaftueshme,pra jane fakte,qe nuk ka gjykate ne bote qe t’i kundershtoje.prandaj OSBE-ODIHR,nuk ka pse pret dy muaj per te nxjerre raportin perfundimtar,per keto votime.Votimet jane manipuluar,prandaj duhet te shpallen te pa vlefshsme,pra te mos njihen edhe nderkombetarisht.Ne cdo rast tjeter,shkelet demokracia,shteti i te drejtes,e drejta e njeriut,per te votuar dhe per te zgjedhur dhe drejtesia,te marre masa,per shkelesit dhe manipuluesit e votimeve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu