• |
ide | kryesore

Verdikti i Glover për 30 qershorin: “Pati zgjedhje, por me këto probleme”

Arkiva, Kryesore

Ambasadorja e Audrey Glover i ka pranuar sot votimet e 30 qershorit si zgjedhje, por duke renditur edhe një sërë problemesh që patën ato. Ajo ka paraqitur sot raportin paraprak të OSBE- ODHIR për votimet e 30 qershorit për votimin e 24 orëve më parë duke përorur mbi dhjetë herë fjalën zgjedhje, pas së cilës shtoi disa herë se një pjesë e madhe qytetarësh nuk patën mundësi të zgjedhin. Znj Glover vetëm e përmendi si fakt konfliktin e presidentit me mazhorancën për dekretim çdekretimin e zgjedhjeve por ajo nuk mbajti një qëndrim për këtë çështje duke shkuar ndjeshëm në favour të qëndrimit të Partisë socialiste.

Kritikat më të ashpra Glover i shprehu për administatën zgjedhore. Në raportin paraprak u theksua se “KQZ e interpretoi lgjin sipas mënyrës së saj”, se ajo “e la paërfaqësimin politik të komisioneve të paalacuar”, se “qëllimi i ligjit për organe të balancuar nuk u përmbush”.

Një pikë tjetër ndoshta më e forta është ajo që ka ngjallur debatin publik në Shqipëri: a janë ap jo të ligjshme dekretet presidenciale për anullimin e 30 qershorit? Raporti i ODHIR mban të njëjtin qëndrim si Ilir Meta se ato dekrete mund ti gjykojë vetëm gjykata kushtetuese dhe jo Kolegji Zgjedhor:

Raporti ishte tejet kritik edhe me mediat pronarët biznesmenë të të cilave kanë interesa politike dhe ndikojnë drejtpërdrejtë në politikat botuese të redaksive.

Por, pika që duhet mbajtur shënim është se tendenca që tregoi ky raport ka shuar edhe ndonjë shpresë të marrë të atij që ka shpresuar se këto zgjedhje nuk do të njihen nga komuniteti ndërkombëtar. Megjithëse Glover e pranoi se qyetetarët ishin të pa informuar, nën presion dhe nuk patën mundësi zgjedhjeje, ajo pohoi se nuk është në gjendje të thotë nëse “ato i përmbushin apo jo kriteret e OSBE -ODHIR-it”.

Dhe deri sa kjo gjë nuk është “kuptuar” deri tani nuk ka më shpresë të kuptojë gjë në të ardhmen. Më e mundshme është që qëndrimi që do të mbahet është: zgjedhjet ishin të këqia port ë pranueshme për Shqipërinë dhe situatën ku ndodhet. Kjo do të thotë që kryebashkiakët që u votuan në 30 qershor do të qëndrojnë aty për katër vite.

©Lapsi.al

 

Raporti i plotë  e ambasadores Glover ( file:///C:/Users/NUC%20RYK/Downloads/424457.pdf )

Këto janë zgjedhjet e 14 që OSBE ODIHR vëzhgon në këtë vend. Ne kemi mbërritur këtu si mision që më 23 maj dhe më pas kanë ardhur vëzhguesit afatgjatë, 18 prej tyre dhe më pas kanë ardhur vëzhguesit afatshkurtër, që kanë qenë në total 126. Në vëzhgojmë të gjithë procesin, zgjedhor sepse ajo që ndodh para ditës së zgjedhjeve, është po aq e rëndësishme sa në atë që ndodh në ditën e zgjedhjeve dhe në atë çka vjen më pas. Ne jemi këto pa ndonjë ide të paracaktuar dhe pa asnjë axhendë të fshehtë. Ne jemi plotësisht të paanshëm dhe si gjithmonë lemë faktet të flasin për veten.

Neve nuk na intereson se kush i fiton zgjedhjet, ne i vlerësojmë ato në bazë të përputhshmërisë së tyre me angazhimet e OSBE dhe angazhimet e tjera kombëtare dhe ndërkombëtare në lidhje me zgjedhjet. Zgjedhjet lokale të 30 qershorit u mbajtën pa marrë shumë parasysh interesat e elektoratit. Opozita vendosi të mos marrë pjesë në zgjedhje, ndërsa qeveria qe e vendosur për t’i mbajtur këto zgjedhje pa opozitën. Në këtë klimë të një ngërçi politik, zgjedhësit nuk patën ndonjë mundësi reale për të zgjedhur mes opsioneve  të ndryshme politike. Në 31 bashki nga 61 gjithsej, kandidatët për kryetar bashkie garuan pa kundërshtarë.

Pati pretendime të besueshme nga qytetarët se ishin nën presion nga të dyja palët. Përplasjet politike çuan në pasiguri juridike dhe shumë vendime të administratës zgjedhore u morën duke pasur si objektiv garantimin e mbajtjes së këtyre zgjedhjeve. Ajo çka ishte pozitive ishte që votimi u zhvillua, përgjithësisht në mënyrë të qetë dhe paqësore.

Le t’i shohim pak më në hollësi këto zgjedhje.

Ishin zgjedhje me qëllim që votuesit të zgjidhnin kryetrarët e tyre të bashkive dhe anëtarët e këshillave bashkiak dhe u zhvilluan në një mjedis tejet të ngarkuar e të polarizuar politikisht. Opozita u tërhoq nga parlamenti në muajin shkurt dhe nuk mori pjesë në zgjedhje me qëllim rrëzimin e kryeministrit nga detyra. Dhe qysh atëherë, opozita ka vijuar të organizojë protesta të ndryshme, disa prej të cilave kanë qenë të dhunshme. Presidenti bëri një deklaratë dhe më pas dekrete me qëllim shtyrjen e këtyre zgjedhjeve. Megjithatë kryeministri qe i vendosur të vazhdonte me zgjedhjet me mbështetjen e parlamentit. Dhe Komisioni Qendrorë i Zgjedhjeve vazhdoi me përgatitjet.

Më 14 qershor, kryetarët e  27 bashkive u kërkuan KZAZ që të lironin ambiente e tyre që i kishin marrë si zyra për administrimin e  zgjedhjeve dhe që nga ai moment disa prej tyre u shkatërruan të tjerat u mbyllën dhe u bënë jo funksionale për KZAZ-të. Më 21 qershor, kryetari i KQZ tha se do të akreditonte të gjithë vëzhguesit ndërkombëtarë përfshirë edhe 140 prej vëzhguesve tanë. Por e gjitha kjo e ka çuar popullatën në një situatë konfuze dhe ka çuar në shqetësime në të gjithë vendin. Prandaj më lejoni të bëj një pyetje:

Për këtë bëhen zgjedhjet, bëhen për politikanët apo për votuesit?

Unë jam e bindur se në zgjedhje pjesëmarrësi më i rëndësishëm janë votuesit. Pas së gjithave, zgjedhjet bëhen që njerëzit të zgjedhin njerëzit që duan t’i përfaqësojnë. Zgjedhësit duhet ët jenë në gjendje të votojnë lirshëm për kandidatin që ata zgjedhin dhe pa asnjë lloj presioni. Ata duhet të jenë të sigurt se vota e tyre do të ruhet e sigurt dhe do të numërohet si duhet. Kandidatë duhet të kenë akses të barabartë në media, në mënyrë që ata t’u shpjegojnë politikat që ata propozojnë votuesve.

Zgjedhjet duhet të jenë të mirë organizuara dhe të jenë funksionale në të gjitha nivelet dhe në përputhje me ligjet në çdo moment. Duhet gjithashtu të ketë një sistem funksional Gjykatash, që të shqyrtojë ankesat dhe apelimet e kandidatëve dhe zgjedhësve. Po si funksioni në praktikë procesi zgjedhor?

Duke qenë se një sërë partish politike, koalicionesh dhe grupesh votuesish arritën të dilnin me kandidatë, nga ana tjetër tërheqja e partive kryesore opozitare nga zgjedhjet, e  kufizoi ndjeshëm mundësinë që votuesit të mund të zgjidhnin kandidatët e tyre. KQZ ndonëse e rriti numrin e garuesve, herë-herë e interpretoi në mënyrë kreative ligjin dhe nuk ishte gjithmonë transparente në publikimin e vendimeve të saj.

Në total, për të gjitha 61 bashkitë, u regjistruan 97 kandidatë për kryetar Bashkie dhe 544 lista kandidatësh për Këshillat Bashkiak. Megjithatë, në 31 bashkitë ku në fletën e votimit ishte vetëm një emër kandidati, kandidatët për kryetar bashkie nuk patën kundërshtarë.

Kodi Zgjedhor shikon përfaqësinë e balancuar të partive politike parlamentare në të gjitha nivelet e Administratës Zgjedhore. Megjithatë, refuzimi fillimisht nga partitë opozitare për të emëruar anëtarë në KQZ dhe në KZAZ e kombinuar me interpretimin më vonë të ligjit nga KQZ, e la përfaqësimin politik të të gjitha organeve të Administrimit Zgjedhorë të pa balancuar.

Në këtë mënyrë qëllimi i ligjit për të krijuar një lloj balance në komisione nuk u përmbush.

Sa i përket ditës së zgjedhjeve, përgatitjet në Bashkitë e drejtuara nga PS vazhduan. Megjithatë, kryetarët e bashkive të opozitës i dërguan letra KZAZ-ve duke i urdhëruar ato të ndërprisnin përgatitjet për zgjedhjet dhe të ndalonin përgatitjet për zgjedhjet. Në vende si Kamza, Kavaja, Klosi, Kukësi, Mati, Shkodra, Tropoja dhe Vora pati tentativa për ta hequr Administratën Zgjedhore nga zyrat e saj dhe kjo çoi në përplasje të dhunshme, zjarrvënie dhe shkatërrim të ambienteve dhe materialeve zgjedhore. Si rrjedhojë KQZ iu desh të ndryshonte vendin e më shumë se 200 qendrave të votimit, disa vendeve të numrit të votave dhe disa KZAZ-ve.

Ka një numër të madh organesh mediatike, të cilat janë të pozicionuara me parti të caktuara politike si rrjedhojë e interesave të biznesit të pronarit të tyre.

Dhe kjo shkakton ndërhyrje të drejtë për drejtë në autonominë e redaktorëve dhe e kufizon pluralizmin e pikëpamjeve.

Por tani le të shohim se çdo të thotë e gjitha kjo për votuesin. Në gjysmën e bashkive ku opozita u tërhoq nga zgjedhjet, votuesit nuk kishin mundësi të zgjidhnin mes kandidatëve të ndryshëm për kryetar bashkie. Administrata Lokale, në disa pjesë të vendit, nuk bëri punën e vet për të siguruar të drejtën e votuesve për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre. Përveç kësaj, media nuk pati pavarësi dhe në vend që të ofronte informacione të paanshme për kandidatët u fokusua tek kriza politike.

Kuadri ligjor për zgjedhjet mundet të ofrojë një bazë të shëndoshë për mbajtjen e zgjedhjeve demokratike. Por që ai të zbatohet si duhet kërkon vullnetin politik e aktorëve zgjedhorë. Tërheqja nga zgjedhjet e opozitës dhe dhuna e tyre e kombinuar me detyrimin për të çuar drejt mos pjesëmarrjes, kombinuar edhe me një media të polarizuar, çoi në një atmosferë shqetësimi dhe të paparashikueshmërie.

Pamë prova se votuesit ishin në presion nga të gjitha palët politike.

Kjo në disa raste nuk e ka lejuar votuesin që të votojë i lirë dhe i mirinformuar. Kjo cënoi besimin e  votuesve dhe ishte e kundërta e rolit në fakt që duhet të luaj në procesin zgjedhorë. Megjithatë, pavarësisht pasigurisë, zgjedhjet u mbajtën dje. Nëse morën apo nuk morën pjesë votuesit dje, ata të gjithë duhet të ishin trajtuar me respekt.

Aktorët politik duhet të punojë në emër të të gjithë qytetarëve dhe jo vetëm të atyre që i mbështesin. Ne do të hartojmë raportin tonë pas rreth dy muajsh dhe ai do të përfshijë rekomandime dhe ODIHR do të ishte i kënaqur të vazhdonte të mbështeste autoritete në zbatimin e tyre.

I urojmë Shqipërisë sukses në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve politike dhe u kërkojmë aktorëve politikë të punojnë në emër të të gjithë qytetarëve të këtij vendi.

8 Comments

  1. Kjo vetem ka dhene historikun e ngjarjeve .Meqenese çdo kush e di se ç’ndodhi atehere kesaj konference i thone m’ka qu nana me la gojen

  2. Me pak fjale ja hoqi edhe alibinen e fundit lulushit, po tani cdo i pjell mendja lulushit? Mos vall dorheqja??? Se jenat e LSI po presin sa te qelbet dhe pak PD qe te sulen.

  3. Komunistet e rrjedhur te pjerdhin neper kazanet e tyre ndersa plaku Edi te ruaj Linden sepse i iken ajo se kaq ishte historia me ket gomarin plak💪

  4. Tani qe Rama iku, duhet nje reformim i thell i PD. Ka shum demokrat qe jan zbythur per shkak te ca kok tulave qe nuk te len te afrohesh as te selia. Basha jep doreheqjen dhe leri rradhen me te mireve.

  5. Të habit fakti se edhe shefja e grupit vëzhgues të ODIR-it, edhe ambasada amerikane, vazhdojnë të quajnë votimet monopartiake për “frontin demokratik” , si zgjedhje “të qeta e normale”.
    Asnjëherë nuk mund të shkohet tek e vërteta juridike e politike, nëse meresh vetëm me pasojat, pa hetuar e analizuar shkaqet.
    Është jashtë çdo llogjike normale që farsën e votimit një partiak të 30 qershorit, ta quash “zgjedhje normale”, siç është edhe anormale që një opozitë të bëjë veprimin ekstrem që të dalë nga parlamenti e të mos marë pjesë në zgjedhje..
    Por këto “anormalitete” të një shteti ligjor demokratik, nuk mund të korigjohen kurrë nëse nuk analizohen shkaqet që i kanë prodhuar.
    Janë të shumta shkaqet që e deryruan opozitën të bënte veprimin e pa precedent (të pa ndodhur më parë), por meqë fjala është për ngjarjen e fundit që lidhet me zgjedhjet, atëhere le të ndalemi tek ato.
    Për gati 5 dekada në sistemin diktatorial socialist, shqiptarët u mësuan ti shohin zgjedhjet si një “festë” ku “populli” hidhte me gëzim në shenjë dashurie të madhe për komandantin legjendar e Partinë e Punës, votat e tij me 99.99.%
    Kjo histori u përsërit më 30 qershor të vitit 2019.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu