• |
ide | kryesore

Si e karikaturizon Ramën raporti ODHIR (pasazhet)

Arkiva, Të fundit



Në 15 faqet e tij raporti Paraprak i OSBE – ODHIR e karikaturizon Edi Ramën me të gjitha tiparet e një lideri autokrat. Duke folur për fushatën e tij dhe të rilindjes raporti vizaton një udhëheqës të folusuar tek imazhi i tij që do ti thithë të gjithë prozhektorët vetëm për vete.

“Mbulimi i kufizuar i fushatës u fokusua kryesisht te Kryeministri aktual, i cili në cilësinë e tij të kryetarit të PS-së, prezantoi kandidatët nëpër rrethe” thuhet në fillim të tekstit ku theksohet kjo bëhej pa lejuar mediat të ndiqnin fushatën drejtpërdrejt, por  “vetëm përmes të regjistrimeve të gatshme apo të regjistrimeve të drejtpërdrejta nga aktivitetet zyrtare”.

E njëtja ide e fushatës së përqëndruar rreth Ramës megjithëse për të nuk do votohej fare theksohet edhe më poshtë: “Tubimet e vetme të mëdha për fushatë kishin Kryeministrin si folës kryesor” vëren ODHIR i cili shton se në tubimet ku fliste Rama ishin të punësuar nga administrata: “punësimi  në sektorin publik varet nga përkatësia politike”.

©Lapsi.al



4 Comments

  1. Degjojeni dhe lexojeni mire, se ky po ben nje konstrukt gjenial komunikativ. Sensi i asaj qe thote, perfshite dhe porosite e gjyshes, eshte qe fitorja e PS ishte mekat, por fajtoret per kete mekat jane partite e opozites. Ne fund te ketij operacioni Rama del fitues, i pafajshem, si dhe krijon iluzionin qe fitorja e Rames nuk eshte fatalitet sepse ka ngritur nje megasistem manipulativ,por eshte thjesht dobesi e opozites, duke arritur deri aty sa ta quaje veten viktime te fitores se dhuruar nga opozita. Po t’i veni re dhe ketyre matufeve qe shkruajne ketu, nuk flasin per madheshtine e PS, por per dobesine e lulit. Keta e bejne instiktivisht, se nga politika kuptojne sac kupton maja ime e karit, por gjithesesi eshte tregues.

    1. Kur ta rrasin së shpejti brenda do ketë kohë sa të dojë për llogjet e tij me publikun burgaxhi.Kërma i ka orët e numëruara!

  2. Duhet 1 gjykate nderkombetare paneuropiane per denimin e kesaj monstre politiko arrogante qe pati guximin te krijoje nje narkoshtet mafioz ne zemer te Europes.
    Nuk na rruhet shume per dobesite e Lulit se neser do vije e pasneser sh kollaj mund te iki ne dobi te nje me te afti por banda politike rilindja duhet te denohet me menyre shembullore. Po e ndjen mortja qe peshen e pushtetit nuk ja mbajne dot gjunjet.

  3. Luli ka gabimet dhe dobesite e veta dhe kjo per faktin se u vu ne krye te partise i emeruar dhe jo i votuar, apo ne saje te meritave ne parti, si dhe nuk ka eksperiencen e duhur politike. Por ne asnje menyre nuk mund te krahasohet me Kadriun e rilindjes i cili e ka kthyer nje pjese te partise ne nje organizate te mirefillte kriminale te veshur me pushtet.Dhe ajo qe te irriton me teper eshte arroganca qe tregojne dhe poshterimi e tallja qe ky grup ordiner njerezish i bejne ketij populli

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *