• |
ide | kryesore

TABELAT/ Kandidatja e PS zgjidhet kryebashkiake me 2 mijë vota më shumë se pjesëmarrësit në votim

Lajme, Të fundit



Teksa procesi i numërimit të votave ka përfunduar në 29 bashki të vendit dhe po vijon në të tjera njësi vendore të mbetura, janë hasur mospajtime të shifrave të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ).

Pas shpalljes së rezultateve përfundimtare në Bashkinë e Urës Vajgurore, është evidentuar një mospërkim mes treguesve të pjesëmarrjësve në votim dhe të totalit të votave.

Bëhet fjalë për kandidaten e Partisë Socialiste, Juliana Mema, që garoi për të fituar një mandat të dytë si kryebashkiake. Në të dhënat e përpiluara në tabela nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), Mema shpallet fituese me 7,666 vota, ndërkohë që numri i votuesve i bërë i ditur nga organi zgjedhor mbrëmjen e djeshme pas mbylljes së votimit, ishte 5900.

Më poshtë tabelat e KQZ-së për pjesëmarrjen në votim dhe për  rezultatet përfundimtare:

 

 



9 Comments

  1. Rezultate te shkelqyea ne bashkine e Ures Vajgurore. Realizim i planit ne masen129.9%. Buken e prodhojme me forcat tona dhe votat tnna jane plumb per armikun. Kujdes se mos na e nxirrni Tiranen me realizim me te ulet. Perpara shokeni ne fitore te reja.

  2. Te vjen per te qeshur dhe per te qare kur shikon aksionin opozitar qe nisi 6 muaj me pare me nje eufori te shfrenuar duke bere protesta te dhunshme me bomba molotov dhe flakadana dhe duke u perbetuar qe nuk do kete zgjedhje ne asnje menyre dhe Rama eshte i rrezuar,kurse sot bejne loje shifrash duke u munduar te kapen mbas hiçit per te justifikuar vetvrasjen kolektive,kulmi i hipokrizise!

  3. E hoqi numrin e votuesve kqz ne Uren Vajgurore, kane qene proces verbalet gabim me siguri, “kane harruar” t’i numerojne votuesit dhe “gabimisht” nuk i kane shenuar as ne listat e votimit.

  4. KJO ESHTE FITORE E OPOZITES DHE POPULLIT. HUMBJE E OLIGARKEVE MAFJES NE PUSHTET E LIDHUR ME KRIMIN E KORRUPSIONIT. KESHTU BEHET ZHVILLIMI DUKE SHKATERRUAR ELITAT E KORRUPTUARA CDO 5 6 VJET E JO 50 VJET.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *