• |
ide | kryesore

Tërheqja nuk është për Casillas: portieri “harron” infarktin e kthehet të stërvitet me Porto

Sport



Iker Casillas është kthyer të stërvitet me Porto, pas problemit kardiak të pësuar në marsin e kaluar. Portieri spanjoll, 38 vjeçar, nuk ka deklaruar asnjëherë zyrtarisht qëllimin e tij, nëse do të vazhdojë karrierën apo do t tërhiqet, por në ditën e parë të grumbullimit me shoqërinë portugeze e ka lënë vendimin e tij ta shprehë përmes një postimi: “Është koha të kthehem në punë. Dita e parë”.

Sipas O Jogo, portieri spanjoll kishte vendosur të mos kthehet në aktivitetin agonistik, pas infarktit të pësuar gjatë një séance stërvitore. E përditshmja portugeze e kishte programuar të ardhmen e portierit në rolin e drejtuesit tek Porto, në kohën kur presidenti i skuadërs së Oportos, Pinto da Costa, i ofroi një vend në staf gjatë një darke mes të dyve.

Vetëm se 38 vjecari nuk është ndjerë gati të heqë dorë nga fusha: pasi fitoi gjithcka me fanellat e Real Madrid, Porto e kombëtaren spanjolle, sfida e re e Casillas është të rikthehet edhe më i fortë në fushë. Palmaresi i tij flet vetë: 5 liga, 4 Superkupa Spanje, 2 kupa Spanje, një kampionato portugez, një Superkupë Portugalie, 3 Uefa Champions League, 2 Superkupa Europiane, një Kupë Interkontinentale, një Botëror për Klube, një Botëror e dy Europianë.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *