• |
ide | kryesore

Tesillo kërcënohet me vdekje pas penalltisë së humbur, familjes i kujtohet Escobar: “Mund vetëm të lutemi…”

Sport



Mbrojtësi i Kolumbisë Ëilliam Tesillo është kërcënuar me vdekje pasi gaboi penalltinë që i kushtoi kombëtares së tij eleminimin nga Kupa e Amerikës. E, duke parë precedentin Escobar, familja është jashtëzakonisht e trembur …

Sipas asaj që bën të ditur Associated Press, bashkëshortja e kolumbianit ka publikuar një postim në Instagram me screenshot të kërcënimeve ndaj të shoqit dhe familjes së tij, duke u shprehur se mund të vazhdojë edne gjatë, për shkak të numrit të mësazheve të marra. I ati i futbollistit është trembur shumë dhe, sipas Marca, ka thënë “përsa i përket kërcënimeve ndaj tim biri mund vetëm, të lutem. Duhet të kuptojmë se është vetëm futboll, mund të fitosh e mund të humbasësh”.

Në memorje, për të gjithë të apasionuarit e futbollit, është ende ajo që i ndodhi Andres Escobar, autor i një autogoli që i kushtoi eleminimin Kolumbisë në USA ’94. Mbrojtësi, u konsiderua “fajtor” për humbjen kundër vendasve dhe u vra me armë zjarri pak ditë pas kthimit nga Botërori. Ndoshta në këtë pikë Tesillo do të bëjë mirë ti kalojë pushimet diku tjetër, por kjo është dicka shumë e shëmtur. Në fund të fundit, është sport…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *