• |
ide | kryesore

Tjetër mesazh shkurajimi nga Franca për Shqipërinë, Macron: Do bllokoj çdo lloj zgjerimi të BE

Lajme, Planet



Një tjetër mesazh shkurajimi vjen nga Franca për dy vendet me statusin kandidat, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, që presin që në muajin tetor të marrin më në fund dritën jeshile për çeljen bisedimeve të anëtarësimit me Bashkimin Evropian.

Presidenti francez, Emmanuel Macron, është shprehur i vendosur për të penguar zgjerimin e mëtejshëm të BE-së, derisa Unioni të reformohet së pari prej së brendshmi. “Unë do të refuzoj çdo lloj zgjerimi përpara se të arrihet një reformim i thellë funksionimit tonë institucional.”- u shpreh Macron pas përfundimit të punimeve të samitit të sotëm në Bruksel.

BE ka hyrë në një ngërç institucional, pas zgjedhjeve të zhvilluara në fund të majit për Parlamentin Evropian, pasi drejtuesit e 28 shteteve anëtare po vonojnë të zgjedhin liderët që do të drejtojnë organet e përbashkët në pesë vjetët e ardhshëm.

Franca së bashku me Holandën janë dy shtetet që janë angazhuar aktivisht për bllokimin e hapjes së negociatave për Tiranën dhe Shkupin, ndërkohë që Gjermania është shprehur në favor të dy shteteve ballkanike.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *