• |
ide | kryesore

Trump në Penian, mediat koreano-veriore: Vizitë historike e një lideri amerikan

Planet



Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, vizitoi ditën e djeshme si i pari lider amerikan Korenë e Veriut, ku zhvilloi një takim me udhëheqësin suprem, Kim Jong Un. Media shtetërore koreano-veriore e ka cilësuar vizitën e papritur si një ngjarje të jashtëzakonshme.

Ditën e sotme, agjencia koreano-veriore e lajmeve “KCNA”, e pasqyroi gjerësisht takimin e paprecedentë, përkundër “traditës” së tyre për të përshkruar SHBA-në, si armikun më të urryer të vendit prej dekadash.

Negociatat për programin e kontestuar për çnuklearizimin e Koresë së Veriut kanë mbetur në një pikë të vdekur, pasi takimi i dytë mes dy liderëve në Samitin e Hanoit përfundoi pa një marrëveshje.

Pas bisedimeve të së dielës, ata pohuan angazhimin për miqësi dhe për vijimin e negociatave për çështjen bërthamore.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *