• |
ide | kryesore

Video/ “Londinezë nuk lind, bëhesh!” – Arsenal prezanton fanellat e reja… e të huajt flasin me dialekt!

Sport, Video



Londinezë nuk lind, bëhesh. Ky është koncepti i prezantimit të fanellave të reja të Arsenal për sezonin 2019/20. Një ndjesi që skuadra e Emirates ka dashur ta përcejllë, duke kujtuar se nuk është i rëndësishëm vendi i lindjes, por shpirti që nxjerr në fushë: të gjithë mund të bëhen Gunners. E kështu, si me magji, në klipin e prezentuar nga klubi anglez, edhe ata që kanë lindur në Francë si Lacazette…flasin dialektin cockney.

Zgjedhja e dialektit nuk është e rastësishme, por është ajo më e famshmja e mbështetësve të Arsenal. Adidas, që ka pritur fundin e kontratës së klubit me Puma për ti treguar botës fanellën e re, ka realizuar një spot që ka hyrë menjëherë në zemrat e tifozëve të skuadrës së Londrës së Veriut. Edhe për motivin se nga ana e dizenjos, të kthen në kohët kur Arsenal u bë simboli i përbashkët, në fundin e viteve 80 e fillimin e atyre 90. Jakë V, me një detaj të vogël blu, përvec ngjyrave klasike bardhë e kuq. Një rikthim në të shkuarën, duke parë nga e ardhmja.

Rrëfimtarin në spot e bën Ian Wright, një legjendë e vërtetë në klub. Por në dialektin cockney, flasin yjet e huaj, ku spikasin Kolasinac, Özil e Bellerin. Qëllimi është i thjeshtë, por i thellë sa për të goditur tifozin imagjinar. Në fund shfaqet edhe Idris Elba. Aktori shpjegon se mund të kishte luajtur për Arsenal, por është i lumtur të bëjë tifozin dhe të prezantojë fanellën e zemrës…




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *