• |
ide | kryesore

Shqiptarët e pinë viagrën e rezistencës

1, Ide



Të yshtur nga shakaja dy kuptimshe e Edi Ramës, se “shqiptarëve nuk iu ngrihet”, një pjesë e kritikëve të qeverisë kanë qenë, për muaj me radhë, të shqetësuar se mos fibra e rezistencës civile në vend është zbehur.

Sa e sa herë, ne, që mbështetëm rrugën radikale të opozitës, djegien e mandateve dhe më pas bojkotimin e zgjedhjeve, kemi dëgjuar dilemën se mos kjo ishte një zgjedhje e gabuar, se mos do të çonte në instalimin përfundimtar të një regjimi, se i gjithë ky aksion nuk kishte kuptim me një popull apatik, se beteja për të refuzuar letargjinë mund të përfundonte me një katastrofë.

Të gjithë ata që patën këtë mëdyshje, e morën përgjigjen në 30 qershor. Këtë të dielë, shqiptarët u dyndën drejt plazheve. Ata i refuzuan kutitë farsë të Edi Ramës. Edhe të tjerët, që u varfëruan gjatë pushtetit të tij dhe nuk patën mundësinë monetare për këtë radikalizëm shik, nuk denjuan të dalin nga hija e shtëpive për t’u zhuritur në vapën përvëluese të një bande që i vret dhe i vjedh.

Lexo më tej:

Verdikti i Glover për 30 qershorin: “Pati zgjedhje, por me këto probleme”

Edhe sikur të mbyllim sytë përpara numrit të votuesve, që nuk korrespondon me fletët që gjenden në kuti; sikur të mos i llogarisim ato që u shtuan pas orës 19 00; sikur të refuzojmë të besojmë në manipulim; sikur t’i marrim të mirëqenë “zgjedhësit” e asaj partisë që u themelua dy ditë para fillimit të “garës”; pra edhe sikur t’i pranojmë të gjitha këto, rezultati është sërish fantastik.

Këtë e dëshmon shifra maksimale që po deklamon vetë rilindja. Gati me ankth të gjithë mbështetësit e Ramës po brohorasin se ata kanë ruajtur pak a shumë 768 mijë votuesit e zgjedhjeve të mëparshme.

Po a duhet konsideruar kjo një fitore?

E tillë jo e jo, por ajo nuk mund të përbëjë as një ngushëllim. Kjo për faktin e thjeshtë se kryeministri vuri një bast të madh. Ai organizoi një parodi moniste- ato votime që OSBE- ODHIRI i konsideroi si privim të qytetarëve nga e drejta e zgjedhjes- duke u nisur nga premisa se populli opozitar nuk do t’i bindej liderëve të tij.

Për javë e javë me radhë, Edi Rama propagandoi se edhe ata që nuk e donin atë, edhe ata që kërkonin ta largonin një orë e më parë, nuk ishin me Lulin dhe Monikën, Ilirin dhe Saliun.

Në këtë rulet ai vendosi fatin e votimeve shqiptare, duke u justifikuar se nuk mund t’i mbante peng për tekat e një grushti njerëzish.

30 qershori tregoi të kundërtën. Ai dëshmoi jo vetëm se opozita ishte kompakte në ruajtjen e votës së saj, por refuzimi që iu bë këtij regjimi, ishte plebishitar, shumë më i madh sesa hambari i zakonshëm i PD-së dhe LSI-së.

Prandaj edhe sikur ta marrim të mirëqenë shifrën e manipuluar të Edi Ramës, në rastin më të mirë, ajo tregon se këto qenë votimet e një partie. Pra, votime moniste që nuk i njohu asnjë shqiptar me ngjyrë, besim dhe bindje tjetër.

Po të shkojmë pastaj më thellë dhe të shohim numrin diskret të votave të pavlefshme, do të zbulojmë një përmasë tjetër të rebelimit të heshtur. Do të zbulojmë të gjithë ata punonjës të administratës publike, që u kërcënuan, u shantazhuan me bukën e fëmijve, u detyruan të fotografojnë vizat mbi gishta dhe t’i postojnë në rrjetet sociale, por, në fund, u hakmorrën duke duke prishur fletët e votimit, duke i bërë ato të pavlefshme, ose në rastet më kreative, zhgaravitën aty hakmarrjen e pafuqisë së tyre.

Si u tallën me Veliajn ata që i çuan me forcë në votime (shikoni fotot)

Të gjithë së bashku, secili në mënyrën e vet, ata u treguan të qartë dhe të vendosur. Ata nuk u gënjyen për asnjë çast nga mashtrimet bajate, se ky qe një konspiracion që po financohej nga armiqtë e Shqipërisë. Ata i përbuzën argumentat mjerane se po minohej reforma në drejtësi, se po pengoheshin negociatat, se pas perdes fshihej Putini, se këto “zgjedhje” i kërkonte Amerika.

Ata i refuzuan me neveri kërkesat e gallofëve stabilokratë, që nga lokali Broshardt e deri tek atlantiku Palmer, duke mos pranuar të vendosen në rolin e bagëtive që kërkojnë bariun.

Shkurt, në 30 qershor, shqiptarët treguan masivisht se dinë të bëhen pjesë e revoltës qytetare. Edhe ata që nuk kanë besim për të vajtur në protestat e Bashës dhe Kryemadhit, edhe ata që nuk janë të gatshëm të sakrifikojnë të hedhin molotovë për llogari të tyre, dëshmuan se kanë një pikë të përbashkët: përbuzjen dhe refuzmimin ndaj TiRamisë.

Ndryshe nga dyshimet e mëparshme, ata demostruan se “iu ngrihet”, se e kanë pirë viagrën e rebelimit, për të shkalafitur çdo baxhellë që u del përpara.

©Lapsi.al   

Analiza/ Andi Bushati: Çfarë po feston Edi Rama?



31 Comments

  1. gi nuk hyn tek ata qe kane pire vjagren e rrezisten por ate te llapaqenerise,Nga clexoj e degjoj je nen nivelin e popullit ne llogjike analize e vogobolar dhe me sa duket te kane bere agen e gramoz rucit keta te pd-s me cekun e bardhe

    1. Po i komenton “vogobolarin”? Po ç’të duhet e lumëmadh të flasësh me fjalë të mëdhaja?! Flit aq sa ke.

    2. Oh tani keta te pd paskan filluar te pine dhe viagra,per ta ngrit me shume “rezistencen”(palloshin) qe te ia fusin me fort njeri-tjetrit,se nuk u ka mbetur me shume te bejne hahahha

  2. Analize perfekte. Nje nga komentuesit, merret me vulgaritetin e analizes, ne fakt ky vulgaritet eshte nje pergjigje ndaj vulgaritetit te liderit dhe, si i tille mund te konsiderohet shume normal. Fraza e fundit mund te kondoderohet lapidare. Bravo Bushat. Edhe dicla tjeter do i shtoja shkrimit tend, nese i ndoqe mbreme disa emisione, per t’i krhyer votimet ne zgjedhje kishin dale diku Dylqinja e doganave, diku Mister nje milion dollareshi dhe cunaku njohes i Kadarese. Baton Haxhiu e kishte moralin shume poshte dhe nuk arrinte te artikulonte nje mendim te sakte, pra njerez me pak integritet. Vete lideri, pasi u djersit dhe u perlot te dielen ne darke dhe dha pjesemarrjen ne zgjedhje, shofer qe u vulos pak me vone nga KQZ, nuk ka patur me guxumin te dale para shtetasve te vet. Arsyeja e kesaj eshte se po le te kalojne tre ditet e para qe njerezit te harrojne zgjedhjet nga ku doli i dermuar sepse e di di se realisht ka marre me pak se 400 mije vota, ora me pak se 25% te votave te atyre qe votojne ne Shqiperi dhe rrezikon qe flamurin e se majtes ta marre ne dore LSI. Meqe renha ka filluar me kohe, por tani eshte renje ne pikiate, e di se shume shpejt do ta tradhetojne nje pjese e mire e “miqve” qe e rrethojne. I duhet te vendose nese duhet diktatura e proletariatit, nese duhen shpezuar qindra milione eure per te riblere votat sepse tani eshte veshtiresuar shume puna, apo ta leshoje pushtetin. Opsioni i fundit eshte shume i veshtire pasi do kishte shume pasoja

  3. Ne fund te fundit produkti perfundimtar eshte qe te gjitha bashkite i kane socialistet. Te vazhdosh akoma me teorine e “lart frymen revolucionare” tregon vetem qe ishit nje tufe deshtakesh me ato qe i sygjeruat opozites. Tepsia e Rames tani eshte bere luadh dhe ju keni meriten tuaj qe i dhate nje dore me deshtimin tuaj.

  4. Bravo shqiptaret qe i varen karin Palmerit. Po Lul koqja pse nuk ja vari? Te gjithe e dime qe Palmeri do i rrunte lesht opozites edhe po t’i kishte shkerdhyer te pakten ato bashki ku votoi 5 perqindeshi i 5 perqindeshit. Me kete qeveri nga sot e ne vazhdim duhet te perdoret nga Luli vetem gjuha e arit te lapsit dhe taktikat e Rambos. Vetem ate gjuhe kuptojne dhe vetem asaj sjellje i binden rilindasit. Mos bej gabim t’i leshosh bashkite o lul kari.

  5. Baton Haxhiu punon 24 ore keto dite, pa nderprerje! Ia ka detyrim padronit.
    Skllav shembullor.
    Me kujton meroqepazen kur ishte skllav te Berisha para 97es!
    Tani eshte gare tek per tek Baze-Haxhiu per skllavopronarin Rama.
    Ka per te dale me fotofinish

  6. Te dielen nuk fitoi rezistenca por apatia e njerezve qe jane gati ta shesin prap voten per nje cmim serioz dhe ne zgjedhje serioze. Baxhellen nuk e shkalifitin shumicat idiote me breke plazhi, por pakicat e ndergjegjshme dhe rezistente qe drejtohen nga me i paepuri prej tyre dhe jo me zemerpula.

  7. Pordha me rigon Bushat

    Dmth suksesi qendron tek fakti qe votuesit e PD’s nuk u bene socialiste keto zgjedhje ? Apo qe ata te djathte qe nuk dolen t’ia jepnin voten Bashes ne 2017, nuk dolen as kesaj rradhe !

    Kjo eshte logjike te pjerdhuri, o e dikujt qe i merr njerezit per pjerdhur. Ne fakt, nga kjo e dhjere e madhe ku e futet te djathten vetem duke u lepire mund te dilet. E ti, po e lepin shume mire pjesen tende

  8. Ky vulgaritet dhe kjo dhunë është ajo që shqiptarët refuzojnë kategorisht!
    Prej 30 vjetësh!
    Po ani… U KRY BAC…do i bombardojnë amerikont nga lart prap këta plehra
    USA USA USA

  9. Mo mir or quna ,kruni sumen e njoni tjetrit tuj brohorit fitore ene ju ene kampi i rams .Gjith shqiptart e provun fuqin e shba qi mjafton 1 fjal edhe gjith politikant rrin gatitu . Shqiptar kuptun se miku mo i mir i shqiptarve t thjesht osht SHB A ,kurse politikant dhe sherbetort e tyne mediatik kan mik vetem lekun edhe paren.

  10. Mundohu sa te duash o bushat, por nuk e ben dot vezen e mero llumit ( atij te vertetit, jo te koqes qe shkruan ktu).

  11. O bushat ja ke fut kot ku i pe 767000 vete apo ato që thane argatet e edi rames edhe ti tani ithua si te verteta ose ka pasur manipulime ose jo se njerëzit sdo lexojne gjithe hartimin tende ato shikojene shifrat dhe pake keto legenat e rames e cdo gje behet e vertet buker e ke gjet me ndifmu ramen o partizani velo

  12. E morret ne qafe PD me keto anal iza.

    PDja po humbet gjithmone e me keq dhe anal istat gjithmone gjejne arsye per ti sperdredh si fitore.
    PDja rezikon te futet ne nje kategori me alnusran dhe anal istat fillojne e citojne Doris Pak.

    Lloj lloj sofizmash se kujtojne se i plas trapi njeriut. Robt normal e dine qe PDja eshte akoma bajrak i Sales dhe Lyli eshte aty ku eshte si shok i Argites. Nuk pret njeri republike te re e sistem i ri nga Lyli.
    Vdes Sala dhe Lyli iken ne Hollande te nesermen.

    1. Nsryshe nga sukseset globale dhe galaktike te qeverise Rama, qe meqe nuk e llogarisin ne Evrope, do te hyje ne Unionin Afrikan!
      Apo s’jane aty nja 55 shtete….
      Sidomos Rama i sheh nga lart se edhe ne veri, po e dhe i gjate

  13. Ky beson ato qe sajon vete. Delirant. Protestat e opozites deshtusn thjesht per faktin qe atyre sju bashkuan qytetaret. Mbeten protesta militantesh.

  14. I nderuar z.Andi!
    Lexova me shumë vëmendje artikullin tuaj të botuar ne gazeten Lapsi.al të datës 04/07/2019 me temë: “Shqiptarët e pinë viagrën e rezistencës”
    Në rradhë të parë të shpreh mirënjohje ,për guximin që tregoni për analizën e fakteve dhe fenomeneve që ndodhin në Shqipëri.
    Edhe unë bashkohem me shqetësimin tuaj që votimi ishte monopartiak, që në kushtet e pluralizmit politik është një problem shqetësues. Por unë nuk dakortësohem me ju, në analizën që ju i bëni situatës zgjedhore, që ju nuk mbështeteni në shifra e fakte.
    A besoni ju z.Andi, se shifra 3.5 mil votues është reale?- Jo ,nuk është reale, sepse në këto lista janë përfshirë afërsisht dhe 1.3mil shqiptarë votues që nuk jetojnë realisht në Shqipëri, dikush me dyshtetësi, dikush me njështetësi. Rast konkret, djali im dhe të afërm të mi, që janë shtetas amerikan, që janë në listat e votimit, numërohen si votues, por që realisht nuk votojnë.Por sa familje shqiptare ka të tilla?- Shumë
    Po ti referohemi realisht votuesve që jetojnë në Shqipëri,ata janë afërsisht 2.2 mil, me ata që votuan në rreth 800mije, Koeficenti i pjesmarrjes del afërsisht 34-37%,që është një tregues i mirë i pjesmarrjes në votim.
    Unë mendoj se detyra e medias dhe i një gazetari i nivelit tuaj, nuk duhet të jetë dizinformimi i publikut, por informimi i tij sa më realist. Madje këtë shqetësim në lidhje me koeficentin e pjesëmarrjes dhe numrin e sakte te votuesve në vend , ia kam përcjellë dhe z.Kryeministër, z.Ministër të Brendshëm si dhe Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
    Me respekt Prof.Dok
    Agim Binaj

    1. Qe thoni ju zoti prof. dok, edhe une njelloj si ju, jam diplomuar diku rreze plepave te kavalishences… Nderkohe qe diploma ime u perdor qysh pas marrjes si leter higjenike, juaja u prezantohet te njohurve dhe te panjohurve tuaj dhe sikur te ishte dekorate prej ari (pa “k” perpara)

      Kur thua se djali yt dhe te afermit figurojne ne listat e votuesve edhe pse jane nenshtetas amerikane , kjo nenkupton njeherazi mashtrim, djallezi dhe maskarallek administrativ te atyre permasave, sa qe cdo orvatje tuaja per ta zbukuruar me “pjekuri prej rilindjoti” numrin total e votuesve, do ishte trapllek komplet i panevojshem.

      Duke qene se pak dite para se te zhvilloheshin zgjedhjet vendore, u bene publike pergjime ku dilte ne pah pazari me i ndryre i imagjinueshem persa i perket shitblerjes se votes, deklarata juaj e perforcon akoma me shume dyshimin e manipulimeve te qellimshme, keshtu qe ai qe po mundohet te keqinformoje publikun nuk eshte autori, por manipulatori i shifrave sa qesharake, po aq dhe te pabesueshme per gjithkend qe e ka IQ me vlera nenmesatare.

      Me qe ra fjala per manipulimet… Zamet e ke po nuk e pyete nje here djalin tend ne telefon, se sa vite do e kishin ngrysur ne qeli manipulatoret e listave te votimeve, nese ne vendin ku ai jeton do konstatoheshin paregullsi te tilla skandaloze.

  15. Nese jeni realisht Agimi, eksperti i taksave, j’u pershendes. Por, gjithsesi, nuk e mirekuptoj faktin qe j’u shqeteson rrumbullakosja e shifrave , qe ben Bushati ne kuader te nje analize dhe nuk j’u shqetesojne “rrumbullakosjet” e tmerrshme te bera nga KQZ. Me siguri nuk jeni ju, se j’u kam ndjekur ne debate publike dhe shquheni per racionalitet dhe ekuiliber mendor.
    Ne nje rast te tille do me vinte shume keq qe njeri prej bytheqirave te fuges abuzon me emrin tuaj.

  16. Per agimin fallco si mbas teje ramen e votuan 34% te shqiptare që jane rezdence ne shqipri po 66% që svotuan apo kto kan Dal me pushime jashte shteti 34% Ben senc kur jane te gjithe votuesit mbrenda dhe jashte vendit or kok qep

  17. Edhe nese Shqiptaret nuk e kane pire akoma viagren dhe si rrjedhoje nuk i ngrihet , eshte ekonomia qe do ja ngreh shume shpejt popullit dhe do ja shkreh (do ja vere) te gjatit tone . Renia nga pushteti ketij te gjatit tone ka per ti ardhur nga ekonomia . Pervoja ka treguar se Shqiptareve mund tu besh ç’te duash dhe prape nuk ngrihen por kur ju prek xhepat , mire qe ju ngrihet . por edhe ju zgjatet dhe trahset sa edhe zezaku me i performuar ua ka zili .
    Eshte ekonomia o idiot i gjate , eshte ekonomia ajo qe do te te shkaterroje ty dhe rilindjen perfundimisht .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *