• |
ide | kryesore

Brendon Urie i del në mbrojtje Taylor Swift pas sulmeve nga kolegët

Paparazzi, Slider



Taylor Swift ka akuzuar menaxherin e famshëm të këngëtarëve, Scooter Braun për bullizëm, pasi ky i fundit bleu për 300 milionë dollarë ish-labelin e saj dhe për rrjedhojë, edhe autorsinë e krijimeve muzikore të këngëtares deri në Nëntor të 2018-ës. Sipas Swift, menaxheri e ka bullizuar këngëtaren kur po kalonte një fazë shumë të keqe të karrierës së saj, e ka ofenduar dhe nuk i ka dhënë mundësinë që t’i blejë krijimet muzikore.

Megjithatë, ka pasur kundërpërgjigje ndaj Taylor për akuzat e saj, nga disa artistë. Justin Beiber, i cili menaxhohet nga Braun, ka thënë se këngëtarja e ka kaluar cakun, ndërkohë që Demi Lovato është shprehur se Scooter nuk është një nga njerëzit negativë të industrisë së muzikës, madje ai ka ndihmuar shumë persona.
Megjithatë personazhet e showbiz-it duket se po mbajnë anë dhe kësaj rradhe, këngëtari i njohur Brendon Urie, që ndodh të jetë dhe miku i Taylor, është shprehur publikisht në lidhje me këtë situatë dhe nuk i ka kursyer ofendimet për Braun.

Ai dëgjohet teksa e quan menaxherin “Një copë idioti dhe një person toksik që bën gjëra toksike” dhe e sqaron kështu komentin e tij: “Kjo gjë që po ndodh me theu zemrën, lexova atë që shkroi Taylor dhe mu duke e drejtë. Njerëz toksikë që bëjnë gjëra toksike në këtë industri toksike. Mendoja se ishte e paligjshme të bëje biznese të tilla pas krahëve të njerëzve. Qëndroj me Taylor-in në këtë çeshtje, është një shfaqje e shëmtuar ku treghet se sa të shëmtuar mund të jenë njerëzit, për disa fitime apo ndonjë gjë tjetër.”



1 Comment

  1. Brendon vuan nga ADHD (semundje mendore) dhe nuk gjykon drejt. Ka bashkepunuar se fundmi me Taylor Swift dhe marreveshjet we menaxhohen nga menaxheri i saj nuk i kane shkuar sic ka dashur ai…si rezultat nje psikopat quan idjot nje njeri normal.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *