• |
ide | kryesore

Çelësat për të kuptuar takimin Trump-Kim në zonën e demilitarizuar

Arkiva, Planet



Kur Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, i dërgoi të premten një ftesë në “Twitter” udhëheqësit të Koresë së Veriut, Kim Jong-un, për t’u takuar në zonën e demilitarizuar me një nivel të lartë fortifikimi, që ndan dy Koretë- “vetëm për të takuar duart dhe për të thënë ‘Përshëndetje’(?)!” – të dy politikanët kishin shumë për të fituar dhe akoma më shumë për të humbur.

Nëse Kim nuk do të merrte pjesë, edhe pse pala e tij dukej e intriguar nga ftesa, do ta kishte zënë ngushtë Trump-in dhe do ta ekspozonte atë edhe më shumë ndaj kriticizimit për diplomacinë e paparashikuar, përkundër traditës së politikës së jashtme amerikane. Refuzimi i Kim do të kishte shtuar edhe më dështimin dramatik të takimit të tyre në Hanoi të Vietnamit.

Por, udhëheqësi i Koresë së Veriut u shfaq në kohën e paracaktuar. Më poshtë janë renditur katër pika kyçe që japin një fushëpamje të plotë të takimit historik.

Ishte i rrëmujshëm dhe i potershëm

Skena paraqitej kaotike herë pas here, me materiale filmike që tregonin gazetarët dhe kameramanët që nxitonin për të “përpirë” ngjarjen, duke u ndeshur me zyrtarët e sigurisë dhe duke shtyrë njëri-tjetrin për t’u pozicionuar në vendin e përsosur për të raportuar takimin.

Natyra e paparashikueshme e takimit në zonën e demilitarizuar dhe logjistika e saj e sigurisë, nuk mund të teproheshin, pasi herë pas here, truprojat e liderit suprem Kim, hijerëndë pas syzeve të diellit, dukeshin shumë të përkushtuar dhe në tension për të mbrojtur plotësisht eprorin e tyre fuqiplotë. Ata dukeshin të rrethuar nga reporterë perëndimorë, kameramanë dhe truproja nga Shtetet e Bashkuara.

Përveç kësaj, britmat “Guys! Guys! Come on!” të fotografëve ndaj dy kameramanëve të Koresë së Veriut për të dalë nga shtëpia. Pala koreanë ishte e pamëshirshme në misionin e tyre për të regjistruar takimin e liderit të tyre Trump, edhe nëse kjo do të thoshte bllokimin e gazetarëve të tjerë.

 

 

Ishte më shumë se një shtrëngim duarsh

Ftesa e papritur e të premtes që e zuri trupin diplomatik të Trump në befasi, ndërsa presidenti po merrte pjesë në Samitin e G20-s në Osaka, Japoni. Ajo u shndërrua nga një “cicërimë”, në një shtrëngim duarsh, në një hap historik nga një udhëheqës amerikan në territorin zyrtarisht armiqësor: Në orën 3:46 të pasdites, Trump u bë i pari president amerikan që kaloi kufirin për të vënë këmbë në Korenë e Veriut.

“Moment i madh, moment i madh”, tha Trump, i cili rrahu disa herë shpatullat e Kim.

“Është mirë të të shoh përsëri”, iu drejtua Kim Trump, përmes një buzëqeshjeje rrëzëllitëse. “Unë kurrë nuk kam pritur t’ju takoj në këtë vend.”

Pasi pozuan para fotografëve dhe gazetarëve, të dy liderët i kthyen shpatullat Koresë së Jugut dhe mbajtën një takim dypalësh që zgjati për rreth një orë në “Freedom House”.

Në fund, Trump tha se ishte arritur ujdia për të rikthyer negociatorët e tyre në tryezë, për të kërkuar një marrëveshje në plan afatgjatë për ambiciet bërthamore të Koresë së Veriut. Trump tha gjithashtu se do ta ftonte Kim që t’i kthente vizitën në Shtëpinë e Bardhë.

 

 

Teleshikuesit panë vetëm një pamje sipërfaqësore të kufirit me një histori të zymtë

Gjatë takimit të dielën, pamjet treguan kalimthi kufirin e quajtur ndonjëherë si “kufiri i fundit i Luftës së Ftohtë”.

Zona e demilitarizuar me gjerësi prej 2.5 milje që ka ndarë Korenë e Veriut dhe Korenë e Jugut për dekada të tëra, mbikëqyret bashkarisht nga Komanda e Kombeve të Bashkuara të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara dhe nga Koreja e Veriut.

Lentet e kamerës ofruan pamje të kufizuar të barrierave dhe të tabelave në “fshatin e armëpushimit” të Panmunjomit – 32 milje në veri të Seulit dhe 91 kilometra në jug të Phenianit, kryeqytetit të Koresë së Veriut – ku zyrtarët nënshkruan një armëpushim në vitin 1953 për të ndalur trevjeçarin Lufta e Koresë.

Zona është e veshur me mina dhe gardhe me tela me gjemba, edhe pse ato nuk ishin aq të dukshme të dielën. Ushtarët e gatshëm për të luftuar stërviten me armë vdekjeprurëse në anën tjetër. Por, të dielën, duket se vendi gëloi nga prania e gazetarëve të shumtë. Ndërsa kamerat u vendosën në barrierën e ulët konkrete që Trump kaloi për të hyrë në Korenë e Veriut të dielën, që ndryshe nga zakonisht nuk dukej e frikshme. Por, vizitorët nuk kanë guxuar të kalojnë pllakën nga frika se do të qëllohen.

 

 

Bota do të shikojë për të parë se çfarë do të vijë më pas

Të dy liderët përshëndetën njëri-tjetrin si miq të vjetër të dielën, me një Kim rrezëllitës, 35 vjeç, duke lavdëruar Trump, 73 vjeç, që i ofron një falënderim të jashtëzakonshëm njeriut që shumë ekspertë e kanë quajtur një diktator brutal, i cili ka vrarë edhe vetë anëtarët e familjes së tij.

“Kjo ka shumë rëndësi, sepse do të thotë që ne duam t’i japim fund të kaluarës së pakëndshme dhe të përpiqemi të krijojmë një të ardhme, kështu që është një akt shumë i guximshëm dhe i vendosur”, u tha Kim gazetarëve nëpërmjet një përkthyesi.

“Unë nuk mendoj se ky lloj takimi i befasishëm do të kishte ndodhur pa marrëdhëniet e shkëlqyera personale midis shkëlqyeshësi së tij dhe meje,” tha ai më vonë Trump në “Freedom House”.

“Nëse ai nuk do të shfaqej, shtypi do të më bënte të dukesha vërtet keq” tha Trump për Kim, duke shtuar se “Kështu që na bëri që të dyve që të dukemi mirë dhe e vlerësoj”.

Më vonë, ai tha: “Sigurisht, kjo ishte një ditë e mrekullueshme; kjo ishte një ditë shumë legjendare, shumë historike”.

 

 

Por, edhe pse takimi u mbulua me peshën e një momenti simbolik të pajtimit, Trump është i etur për një rezolutë të bisedimeve bërthamore me Korenë e Veriut, ndërsa ai po shkon drejt rikandidamit si president. Ai shpreson qartë se do të definohet si një element që mund t’i japë hov fushatës së tij.

Por agjencitë e inteligjencës dhe analistët e Shteteve të Bashkuara, kanë arritur në përfundimin se Koreja e Veriut “nuk ka gjasa” të heqë dorë nga arsenali bërthamor. Kim ka krijuar një krizë ndërkombëtare duke lançuar raketat dhe predhat – deri në maj – dhe duke kërcënuar me më shumë teste të armëve bërthamore.

“Nesër Koreja e Veriut do të ketë ende armë bërthamore dhe SHBA do të vazhdojnë të mbajnë sanksione”, tha Leif-Eric Easley, profesor i Studimeve Ndërkombëtare në Universitetin Eëha Ëomans në Seul.

Edhe Trump, në mes të lavdërimit të tepruar, injektoi një fjalë paralajmëruese se çdo gjë konkrete do të materializohej nga ky moment, duke thënë: “Do të jetë edhe më historik nëse diçka del prej takimit”.

Marrë nga: The New York Times

Përshtati: ©Lapsi.al

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *