• |
ide | kryesore

Fabian Ruiz, i përçmuari i Napolit që u shpall MVP i Eurpopianit…

Sport



Ishte dikush një vit më parë, që në këto kohë, bënte ironi. Mbi paratë e shpenzuara, mbi mundësinë që Fabian Ruiz mund të imponohej përsëri tek Napoli i Carlo Ancelotti. Klubi vendosi të këmbëngulë mbi të përpara afrimit në pankinë të teknikut, por e prezantoi atë si fillimin e parë të një cikli të ri.

Një vit më pas, 30 milion eurot e shpenzuara nga Napoli për Fabian Ruiz duken vlerësim që pakkush ka parë si vlerë merkato, në rolin e tij. E në fakt, është shumë më lart, në dritën e kapacitetit me të cilën është imponuar deri këtu si protagonist i realitetit të tij të ri spanjolli: të të dhënave të tij teknike, virtuozitetit dhe shkathtësisë së tij: brenda mesfushës, por edhe jashtë në të majtë në 4-4-2 apo në shpinë të sulmuesit të pare. Fabian Ruiz Pena, i datëlindjes 1996, ka luajtur si pakkush duke qenë kudo. Duke konfirmuar edhe më tepër të dhënat e tij të lidershipit, ato që të gjithë kanë mundur t’i admirojnë edhe në dy javët e fundit falë Kampionatit Evropian të moshës deri më 21 vjeç.

Fabian, në Evropianin që ka përfunduar të dielën në mbrëmje, jo vetëm që ka dalë fitues, por e ka bërë edhe si protagonist. Mesfushori spanjoll është zgjedhur si lojtari më i mirë i turneut nga një ekip vëzhguesish: ka vendosur finalen me golin e avantazhit dhe ka marrë pjesë, në mënyrë vendimtare, në momentin e 2-0. E vështirë tani t’i japësh një vlerësim: një shifër të paktën dyfish krahasuar me atë që është fiksuar një vit më parë nga Napoli. Aq më tepër që blerja tek Betis për 30 milion euro bëri një punë të vërtetë përtej skepticizmit. Qesh mirë ai që qesh i fundit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *