• |
ide | kryesore

Igli Tare parashikues: “Refuzimi i Milan nuk do më kondicionojë karrierën”

Sport



Një prej çështjeve të mëdha të merkatos përtej Adriatikut ishte natyrisht insisitimi i Milan për Igli Tare, në rolin e drejtorit sportive të kuqezinjve. Shqiptari mori ndoshta një nga vendimet më të rëndësishme në karrierë, duke qendruar në Romë me Lazion, pavarësisht joshjes së klubit kuqezi.

Tare është kthyer të flasë për refuzimin e bërë ndaj Milan, pa u penduar për vendimin e marrë, të cilin e ka përcaktuar si vendim dashurie: “Nuk mendoj se refuzimi i ofertës së tyre do të kondicionojë karrierën time. Të qendroja tek Lazio ishte një gjest dashurie, por jam i nderuar nga interesimi i tyre”.

Tare u fut në orbitën Milan, pas kontradiktave që e shtynë Leonardon drejt PSG. Veprimet e shumta me plusvalencë nga shqiptari e bërë Tare profilin e duhur për idetë e Milan, vetëm se lidhja mes drejtorit sportive dhe presidentit Lotito, ka rezultuar e pathyeshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *