• |
ide | kryesore

Koment/ Gafa e Metës me Sorosin dhe Orbanin!

Arkiva, Kryesore



Në komentet e gjëra që bëri për këdo dhe për gjithçka, Ilir Meta doli shpesh nga petku presidencial, jo me kostum banje si të dielën e votimeve, por nga gjuha që përdori dhe konceptet që parashtroi. Nëse marrja nëpër gojë e lidhjeve familjare të kolegëve gazetarë, rrefuzimi për tu përgjigjur për “pyetjet provokuese”, apo krahasimet me Mujo Ulqinakun, që i vuri pushkën pushtuesve, ishin qëndrime të pavenda, citimi i atyre që kryeministri hungarez Orban i ka thënë për Xhorxh Sorosin, ishte padyshim një lëvizje jo produktive diplomatike.

Gjatë fjalimit të tij që i ngjante si një kapsolleje që i shpërndan saçmet me rreze 180 gradë, presidnti citoi edhe autokratin e Budapestit: “Kam dy fjalë edhe për miliarderin e nderuar George Soros. Na ndihmoi në vitin 2000, sepse edhe ai është socialist në pikëpamje. Por më pati thënë Viktor Orban: “kini kujdes se nuk është aq demokrat dhe komploton edhe kundër demokracisë”.

Në fakt, që presidenti i vendit e ka radhitur veten në qarkun e atyre që besojnë tek teoritë e komplotit që gëlojnë mbi spekulantin e bursave ndërkombëtare, kjo nuk ka asnjë dyshim. Jo vetëm shigjetat për Fondacionin Soros, por edhe komentet e rrethit të tij të ngushtë dhe njerëzve të tij të afërt, që shohin kudo tentakulat e oktapodit që ka kapur Brukselin dhe Departamentin e shtetit për të mbajtur në pushtet Edi Ramën nuk janë një gjë e re.

Natyrisht, Ilir Meta mund të ketë të drejtë kur e lidh këtë me gropat skandaloze që po i hapen reformës në drejtësi. Ai mund t’a ketë mirë kur sheh tek ndonjë ndihmë shroprorcionële ndërkombëtare, dorë okulte të diplomacisë paralekle. Ato i kanë vëne re edhe shumë faktor në vend përfshirë edhe Lapsi.al që po bën këtë koment. Presidenti nuk bën ndonjë surprizë as ndërkombëtarisht.

Ka shumë rryma sot në botë, nga Trump tek Orban, nga vëllai i mbetur Kazinski në Poloni e deri tek kreu i partisë më të madhe italiane zv kryeministri Salvini, që e kanë bërë të tyren retorikën anti Soros. Besojnë apo jo në këtë paranojë, ata e kanë kthyer atë në kredon e tyre. Dhe këtu megjithëse socialist dhe i majtë, ashtu sikurse u vekonfirmua sot, Ilir Meta është në të drejtën e tij të vendoset politikisht.

Por, problemi i tij real dhe shkelja e një vije të kuqe në ekuilibrin e lojës ndërkombëtare është se, në fjalimin e sotëm, mes dy modeleve që ndeshen në Hungari, atij të Viktor Orbanit dhe atij të Xhorxh Sorosit, presidenti Shqiptar zgjedh të parin.

Po çështë ky model?

Ai po njihet gjerësisht në politologji si eksperienca e demokracive iliberale, që vërtet fitohen me zgjedhje, por më pas e shfrytëzojnë këtë fitore për të mbytur drejtësinë e pavaruar, për të kapur mediat, për të pasuruar oligarkët dhe për ta shfrytëzuar demokracinë, ashtu sikurse thoshte dikur Erdogani, vetëm si një tramvaj që të shpie në stacionin që ti dëshiron.

Po ti shtosh këtij modeli lidhjet me krimin dhe grabitjen e votave ai ngjan më shumë me atë që shqiptarët po shikojnë me sytë e tyre sot, nën qeverisjen e Edi Ramës.

Prandaj të potenciosh modelin hungarez të Orbanit, si kundërpeshë për sistemin okult të Sorosit, është një gafë e dyfishtë. 

Ajo është së pari një gafë parimore, sepse asnjeri që është kundër sistemit të Ramës në Tiranë, me shoqëri civile, media dhe drejtësi të kapur, nuk mund të jetë pro asaj që po ndodh në Hungari.

Së dyti, pasi pikërisht për këto dukuri, partia FIDEZ e Orbanit po diskutohet të përjashtohet nga grupi më i madh i partive popullore në Parlamenti Europian, një politikani shqiptar që do të mbledhë konsensus ndërkombëtar kundër autokracisë së Ramës, nuk i lejohet të identifikohet me modelin e demokratit iliberal të Budapesit.

Ilir Meta i kapërceu të dy këto caqe, ndaj kjo rrezikon ti mbahet shënim në daljen e parë publike që bëri pas zgjedhjeve.   

©Lapsi.al



29 Comments

  1. Ne fakt ky koment eshte i pavend sepse ne asnje moment ne deklaraten e tij Meta nuk perkrahu modelin Orban kundrejt atij Soros. Madje provokimi i tij ishte pikerisht si per te thene: kur e thote dhe Orban… Gjithsesi gjeja me e trishte e kesaj eshte se erdhi dita qe na duhet ti japim te drejte Ilir Metes. Ku na katandise o Rilindje

  2. O Kalemi! o Bushat! o nipçja e Bllokut dhe Hisni Kapos! Po ku ti o derezi e ku Hungaria qe i vune pushken qe ne 1956′ komunizmit dhe u perleshen me superfuqine boterore Bashkimin Sovjetik qe pushtuan Hungarine dhe rivendosen regjimin komunist!
    Ta kesh per nder te jesh sa 1/10 e Hungarise si rend demokratik e shoqeror dhe ndergjegjie qytetare!
    Po e nxjerr koken pak nga pak qe qenke i paguar jo vetem nga Edvin Qeni por edhe nga Sorros!

  3. Perpara se te flasesh kunder tyre, pyet se pari veten: sa i informuar je ti realisht mbi gjendjen politike dhe shoqerore ne Hungari. Aspak, 0, pertej ndonje artikulli siperfaqesor dhe me gjasa dezinformues te shkruar nga llazar semina te ndryshem nderkombetar, se artikuj ne gjuhen hungareze besoj te paket jane ata qe dine te lexojne ne Shqiperi. Duke marre parasysh kete, dhe duke pare me syte tane se kjo klike eshte e gatshme te genjeje haptazi dhe te injoroje cdo lloj ligji shteteror apo vullneti popullor, sulmet ndaj Orbanit te pakten duhen marre me SHUME skepticizem, ne mos duhen shperfillur komplet.

    1. Minimalisht duhet te te biem dakord qe nuk dime asgje per ORBAN.

      Ne fakt dime qe hungaria ka ecur shume here me mire me orban sesa me politikane te tjere.

      Fakti qe ai refuo soros sdo te thote refuzim i fjales se lire QEKUR SOROS QENKA SIMBOL I DEMOKRACISE????

      Pervecse nje miliarderi spekulant, nuk ka asnje te dhene tjeter qe ky-SOROS te jete i simbol i demokracise.

      SImbol i demokracise dhe rregullit eshte psh kombi HUNGAREZ qe edhe pse nen komunizem pati lirine e tij dhe jo nje individ qe ka si objektiv te rrise financat e tij i patestuar politikish me VOTE apo si lider.

      Keto shkrime jane tipike shkrime inferioresh ose personash qe i kane duart me paret e soros(apo qe e kane ne plan te marrin nga ai )

  4. Nuk e di se si ta marr kete koment te lapsi, dashakeqes, apo naiv… Nuk ja kam idene nese mund te merrni edhe ju ndonjë para nga Sorosi qe tani po i beni nje mbrojtje me stil, dhe qe ketu marrin para nga Soros e shikojme se si u katandis shoqeria civile. Dhe e fundit se si e perdori Orban si shembull ta paska shpjeguar shume mire ne komentin e pare (SUBJEKTI) por mbase edhe nuk e ke kuptuar dhe per kete mund te jete edhe nga nxitimi per te thene dicka o Lapsi…

  5. mjafton te shofesh kush e shan sorrosin: Orban, Putin, Salvini, Le Pen e ca te tjere si keta skorje njerezore, si keta nevojtore. tani ju shtua edhe ky like napoloni me luljeten.

    1. ….dhe i gjithe establishmenti republikan ne USA, TORIES ne Britani, CDU/CSU ne Gjermani, dhe te gjithe te djathtet e europes dhe shume te tjere liberale dhe socialiste po ashtu

      KEta qe permende ti , kane vota reale dhe jane shume here me humane , kane themeluar BE dhe jane pjese e qyteterimit perendimor prej shekujsh prej ku SOROS pasurohet, dhe aspak organizate mafioze si RILINDJA e SOROS

  6. Bushat e nxorre koken qe dhe ti ke ngrene nga corba e Soros sepse nuk ka pse indinjohesh kaq shume. Meta beri mire qe e tha hapur ate qe shume te tjere e thone nen ze. Ka ardhur koha te mos ndihemi me inferiore karshi kujdo qofte ky dhe Sorra

  7. Me siguri ketu po behet nje komplot galaktik ku marin pjes dhe alienet per te na fundosur Avni Rustemin e fundit qe na ka ngelur alias Like Ali Bab Floriri.

  8. Po përse e paska të ndaluar presidenti i Shqipërisë që të kritikojë politikat e Sorosit, një personazh kontravers i pasuruar në mënyre misterioze e që nuk e ka zgjedhur asnjë komb, apo të mbështesë politikat e liderit të Hungarisë, z.Orban, politikanit më të votuar nga populli i vendit të tij, në të gjithë vendet e BE ?
    E dëgjova me vëmendje deklaratën, pyetjet e përgjigjet që dha preidenti Meta para gazetarëve.
    Ishte jo më provokuese, por ligjërisht e dënueshme ndërhyrja e gazetarit të Sokol Ballës, një idhtar i flaktë i socialistëve e i “rilindasit” Rama, që në vënd ti drejtonte pyetje presidentit, i drejtoi akuza deri ofenduese.
    Nuk e paska të drejtën Ilir Meta jo më si president por qoftë edhe si një qytetar i thjeshtë ta pyeste gazetarin se nga cila media është dërguar që të ofendoje ate ?
    Që Sokol Balla si gazetar apo disa të tjerë si ai, janë shfaqur publikisht si avoketër të Edi Ramës, edhe kur ai i quan të gjitha mediat kritike ndaj tij si “kazanë”, këtë mund ta kuptojnë edhe dëgjues të niveleve më të ulta intelektuale.
    Që Muhamet Veliaj një gazetar i Top Channel, qëkurse ka punuar në mos gaboj në BBC ka sulmuar vazhdimisht partinë demokratike shqiptare, ai ja kalon edhe Baton Haxhiut sepse ky i fundit edhe “e dredh” ndonjëherë kur e sheh se po diskretitohet fare. E përse i duheshka ndaluar Metës që të reagojë qoftë edhe si një qytetar ndaj gazetarëve të tillë bedelë qeverishë të korruptuara ?
    Kjo qeveri që edhe vetë Lapsi e ka kritikuar ashpër për politikat e saj mafioze, nuk ka sepse ta “solidarizojë” Bushatin me të tillë gazetare lakej të pushtetit.
    Vura re në deklaratën e diskursin e z.Meta edhe unë një shenjë ndikimi të emocioneve njerëzore duke dalë mbase aty-këtu edhe nga kostumi i një presidenti.
    Por nëse krahason retorikën e përditëshme fund e krye banale e vulgare të kryeministrit, me ndonjë qëndrim emocional të një presidenti që padrejtësisht është vënë në objektivin e atyre që e zgjodhën , për ta shkarkuar vetëm se kërkoi të shmangte një konflikt kombëtar, e shoh fare të natyrshëm emocionin e tij e tendencn për ti deklaruar hapur në publik edhe gjëra të pa thëna më parë.

  9. Meta ben gafen qe nxjerr dyfekun e Musa Ulqinit, kunder njeriut qe vetem pasurine personale e ka te pakten 2.5 here sa GDP e Shqiperise, pa llogaritur miliardat e aseteve dhe qindra mijera te punesuar, ushtare dhe servile ne media dhe politike. Sorosi eshte faktor global, qe dhe me Trumpin ndan betejen e perbashket per kufizimin e ndikimit kinez ne Bote. Reformen nuk e kemi peshqesh nga Sorosi, por nga ty dhe shoket e tuaj qe ndertuat sistemit e drejtesise me te korruptuar ne europe, aq sa i’u desh ta firmosnit me doren tuaj ate qe shkruajten nderkombetaret kunder jush. Fakti qe sulmon nje gjigand si Soros, te cilit i ha ate qe nuk thuhet, tregon dobesine tende per te sfiduar mafiozin e Surrelit qe strehohet komod poshte citjaneve.
    Shfaqje me te neveritshme te dobesise njerezore se kjo e sotmja nuk kisha pare. Luli eshte si eshte, por te shfazuar nuk e kemi pare kurre. Ti pertej te gjithave, je shoku i Rames .

  10. Andi Bushati, megjithese je I majte, me pelqejne artikujt e tua se ne shume raste jane te ekuilibruara. Por ne kete artikull e ke shkelur, nuk e di nese e ke bere qe te jesh politically correct apo se ne te vertete mendon keshtu.
    E para ne asnje moment ne deklaraten e tij Meta nuk perkrahu modelin Orban kundrejt atij Soros, por ai demaskoi Sorosin me fjalet e nje bashatdhetari te tij, kjo ska lidhje fare me politikat e Urban.
    Dhe e dyta, solidariteti gazetaresk per te mbrojtur Sokol Ballen, nuk me duket me vend – sipas teje Balla mund ta provokoje Meten me ane te gazetarit te tij se gjoja Meta ka konflikt interesi me Moniken, por Meta nuk mund tja ktheje me te njejten monedhe se Balla dhe ish gruaja e tij ne qeveri kane konflikt interesi gjithashtu. Balla e filloi sepse une jam I bindur qe Meta thjesht iu kenderpergjigj se nuk besoj se do ta thonte ate ne qoftese nuk do ishte provokuar. Dhe dicka tjeter Andi sepse e di qe je parimor, solidariteti gazetarsk duhet to jete vetem ne ato raste kur eshte ne te mire te shoqerise, ne te kundert ne vend qe te beje mire ben te kunderten e saj duke e bere gazetarin imun nga gabimet sepse ata mbrojne shoku shokun vetem se I ka qelluar te kene akses ne media kur ne te tjeren nuk e kemi kete lluks. Duket si nje lloj gjobvenie me mesazhin qe mos na prekni ne sepse ne kundert pergjigjemi si nje trup I vetem. Ne fakt ju duhet te jene solidare kur KM ju quan kazan, kur pronaret e mediave ju bejne presion qe te mos thoni te verteten apo kur policia apo pushteti ju godet the ben cfare to doje me ju – atehere ju duhet te ngrini zerin dhe te jeni solidare, gje qe ne fakt nuk e kam pare deri tani.

  11. Zot o zot me ke duam ne te krahasohemi!!??
    Sa shpejt fluturojme me presh n’bith!!??
    Ne nuk jemi per ne Europe,rastesi e tmerrshme per kontinentin qe na ka Ne gjeografikisht te perfshire!!
    AFRIKA ASHT KU E KU MA LARG!!!
    Dhe kte mavrine e njohim mire!

  12. bushatit sapo ti kanosen komunistet e stalinit rama,ruqi,baba taku ju del ne mbrojtje.bushati demokrat ne lekur e trup stalini.tash qe populli rrezoi ramen bushati po ja mban zhelet lart.

  13. Soros eshte nje nga miliarderet qe financon ne USA organizata radikale te majte si ANTIFA , dhe fondacione te ashtuquajtura Open Society neper bote , qe ne fakt pretendojne te promovojne disa vlera te shoqerise duke u perqendruar me tendence drejt anti vlerave kunder njeriut si psh duan qe njeriu te kete 3 nena , 5 baballare, mos te kete familje me nene dhe babe, as prone, as shtepi, as fe as atdhe, por citizen of the world qe nuk i pergjigjet askujt dhe si pergjigjet askush dhe kryesorja te jete thjesht nje numer llogarie ne banke.
    Te vetmet institucione gobale pa pike pergjegjesie per njerezit jane korporatat., shfrytezojne kinezet per hesap te liderave komuniste dhe varferojne vendet ku u krijuan , ambientet qe i bene te mundur te jene lider ne fushen perkatese. Vizioni i tij dhe disa te tjereve per boten eshte i tille pra ne funksion te parase .

    Promovimi i agendave te dyshimta si psh te besh seks apo te jetosh me gjinine tende sdo te thote qe mund te besh familje me femije apo te martohesh si burre dhe grua. Ne fakt promovimi i famijes si berthama e cdo shoqerie ne historine e njerezimit.

    Askujt nuk i ndalohet te beje seks apo te beje femije por jo ti rrisesh me dy baballare dy nena. pastaj pse jo me 3 nena ose 5 baballare , pse jo mos te bejne seks me kafshet, te martohen me kuajt, me qente, me macet me zogjte me kandrrat me peshqit , me lulet me pemet, me malet , me shkembinjte, etj etj etje apo te bejne seks dhe brenda familjes me femijet ligjerisht te rritur por biologjikisht aspak te lidhur perderisa nuk i kane biologjikisht te lindur

    Pse mos te kemi psh deputete kuaj si ne romen e lashte per tu tallur me nivelin e senatit te asaj kohe. Ironikisht, do jene me te mire se deputetet kriminele te Rames.

    Gay apo lgbt etj skane pse te denohen per PELQIMIN E TYRE SEKSUAL, por ska arsye qe te promovohet pelqimi i tyre si nje PRIVILEGJ. sidomos kur ky promovim ka dyshime te jete mjeti i rradhes per pasurimin. bixhozi droga seksi dhe vesi jane elementet qe e varesojne njeriun qe ne zanafillen e njerezimit

    Tani fakti qe cuni i soros ka qejf mandakallin sdo te thote qe eshte privilegj te jesh gay. e ke qejf, kenaqu!
    Njerezit kane bere seks brenda gjinise qe nga antikiteti e deri me sot, e do vazhdojne e ne te ardhmen , por ska qene privilegj as ne romen e lashte apo ne kulturat e tjera

    Ndersa Soros do te na detyroje ta shohim gayllekun si privilegj po pse mos te shpikim ndonje privileg tjeter psh, si presidenti i turkmenistanit qe e quati veten zot :-D.

    Njerezimi i njeh raste te tilla ne te shkuaren dhe sot patjeter qe ka axhenda te tilla qe duan ti shtyjne kufinjte e normave njerezore historike. por ne shumicen e rasteve keto axhenda jane ne funksion te PARASE.

    Meta ka te drejten e tij te flase dhe te drejtoje gishtin nga elementet qe jane ne kundershtim me vlerat qe perfaqeson kushtetuta, shteti, vendi dhe shoqeria shqiptare. Sorosi , Guleni etj perpiqen te infiltrojne shoqerine shqiptare ne funksion te axhendave te tyre.

    Si shqiptare i betohemi flamurit, atdheut dhe zotit(sipas bindjes) nuk i betohemi as frances, as rusise , turqise, gjermanise , usa etj ,e as sorosit e as gulenit, erdoganit apo stalinit sic iu betonte enver hoxha.

    kur te ndryshojne ata qe kane rendesi dhe pushtet real do ndryshoje shqiperia , nese mundet

    1. I paemer i 18:13.
      I bashkohem komentit tuaj ma se shumti!
      Por mendoj se Shqiperia nuk e ka luksin me perserite edhe nje here “Revolucionin e mendafshte”te ndodhur te Hungari shekullin e kaluar!?
      Sepse nuk kemi kapacitete intelektuale drejtuese, nuk kemi politike dhe politikan te paster e te sinqerte,ideologjite qe kane sundu ne Shqiperi jane te kohes te levizjeve “cartiste “ ne Angli 2 shekuj ma pare,per te mos thane ideologji e lindur si rezultat i sistemit skllavo-pronar…etj
      Gabimisht ndodhemi ne Europe,nuk duhej te ishim ketu!!??
      She sic shihet nuk Na marrin seriozisht,ASKURRKUSH!
      Dhe n’fund Shqiperia nuk do te mundet te ndryshoje per te pakten gjysem shekulli n’vazhdim!
      Fatkeqsi per femijet,nipat e mbesat tona!!!

  14. Hë mm .
    Eshte e disata herë qe djalit te Vera Kapos i djeg puna e Soros….Kjo flet shume per kete gazetar dhe njeri ….
    Padyshim eshte ithtar i ” shoqerise te hapur ” dhe mik i ngushte i Edi Rames..
    Vertete Meta nuk beri vleresime…
    Tani pyes Bushon…pse nuk te dogji ty emri Vojo Kushi p.sh. por ai i Soros!???
    Pyes sepse aq sa mundesi ka qe kjo konference e Metes te shqetesoje Vojo Kushin,po aq mundesi ka te shqetesoje G.Soros…!
    Atehere thuaje hapur…thuaje..
    Ramen duhet ta kritikoje vetem djali i Vera Kapos,djali i Kiço Ngjeles,djali i Todi Lubonjes,djali i sigurimsit Ylli Hila…dhe askush tjeter…
    Sepse yti…..mishin ta ha po kocken ta ruan ….spo jo BuBuBuBuBu…sho…..

  15. Ju ketu shpetojeni meten nga keshilltaret fahri balliu qim peka,emiljano Aleksi dhe ne fund tedi blushi,e moren ne qafe te shkretin qe ka nje vit qe e ka kapur andropauza,dhe salihu ne kete moshe filloi budallallikun kundra shba

  16. Po shoh më së fundi që tek lapsi të bëhen komente të nivelit intelektual larg fëlliqësirave banale të vulgut e stilit po aq banal të “artistit” Rama.
    Shoh gjithashtu tek këto komente, edhe aftësinë për ti parë realitetet shqiptare në mënyrë objektive e me argumenta llogjikë e jo me hipokrizira, dredhira e paragjykime.
    Nuk ja kam marë për të keq Bushatit asnjëherë se ka qëndrim të majtë se e shoh fare të natyrëshme meqë është rritur e formuar në një familje të sferave më të larta partiake komuniste.
    E kam përshëndetur veçanërisht Bushatin për shkrimet e tij demaskuese për qeverisjen e korruptuar të Ramës, por druaj se edhe ai si Lubonja, më shumë e kanë hallin se partia socialiste e drejtuar nga Rama, si një parti e lidhur me krimin e trafiqeve e bandave kriminaëe e veçanërisht me kapitalistët oligarkë, po ja njollosë plotësisht të majtës shqiptare edhe ate farë moderimi që pati nga partia e punës.
    Ndërkaq në çdo shkrim të Bushatit apo edhe të Lubonjës, e nxjerr kokën ideollogjia marksiste që kapitalistët i shohin si “banditë” e në këtë valle do ta fusin se sbën edhe opozitën e djathtë që na solli “kapitalistët e urryer”.
    Më çudit fakti se përse si Bushati, ashtu edhe Lubonja druhen të kritikojnë hapur fondacionin Soros, kur ai është një multimiliarder i fuqishëm që është pasuruar në rrugë të dyshimta të spekullimit në bursa, e paradoksalisht ndonëse propogandohet nga majtistët si një filantrop. pra që dhuron para, pasuria e tij jo vetëm nuk ka shteruar, por veçse është shtuar.

  17. Viktor Orban eshte ai qe 26 vjec shkaterroi komunizmin ne Hungari dhe perzuri trupat Ruse nga Hungaria. Dokumentet qe rrodhen nga Shoqeria e hapur e Soros sekulantit financiar (sic e thote edhe ky artikull) deftuan haptas se 1/3 e deputeteve te Parlamentit Europian jane “miqte: e Soros. Ndaj ska asnje cudi qe ata jane edhe te PPE. Orban shpetoi Europen nga invazioni i hordhive te Afrikes, e cila ishte organizuar nga Soros e mercenaret e tij ne BE. Bota qe krijuan “liberalet” pas 1990 ka deshtuar pasi synon te shkaterroje kombet Europiane, per te bere Internacionalizmin, tamam sic doni edhe Blsheviket e komunistet Bote Internacionale. Te dush te bedh sot demokraci jo liberale eshte te dush te besh demokraci te vertete qe i sherben Bashkimit Europian dhe botes.

  18. O Bushat dhe ti reee… po paskeni qenë krimbur…. të paska djeg dhe ty. Mendoja që ke ndopak frymë opozitare kritikuese i palëve në politikë… por jo, dole m.. sorosian dhe ti. Ky Meta ndoshta e ka hajt lojë politike… por këtë që ka thënë duhej thënë më kohë.

  19. Ky artikull. paska ngjallur shume diskutime. Pa hyre shume ne detaje e them qe diten e djeshme jam ndier krenar per presidentin e republikes. Per here te pare Z. Meta flaki tej qetesine dhe dashurine e tij qe tashme eshte bere proverbialr dhe foli haptas duke vene pikat mbi “i”. Jam ndjere krenar per nje person per te cilin nuk kam ushqyer kurre simpati, perkundrazi kam patur antipati, sepse dje ai vuri shtetin shqiptar mbi cdo gje. Ai dje iu kerkoi politikaneve shqiptare qe te mos mbeten me femije qe shkojne e ankohen tek PPE, PSE, apo qofte edhe tek “Oncle Sam” qe te rriten dhe te marrin pergjegjesi per kete vend, ose te ikin nga postet qe kane. Te kthehemi tek Soros. Edhe une bej pjese ne ata njerez qe Sorosin e komsideron rrezik per te gjithe. Informacionet qe me kane bere te arrij ne kete konkluzion jane te njejtat informacione qe lexojne te gjithe dhe ky eshte konkluzion personal. Soros per mendimin tim, eshte nje lloj “internacionalisti modern” qe kerkon eliminimin e konsevatorizmit dhe nen masken e nje liberalizem te shtire, kerkon njelloj “rendi te ri boteror”. Nuk do merrem shume me te, por do kthehem tek Bushati. Duke lexuar komentet e mesiperme, pashe shume kritika ndaj Bushatit. Gjithsecili ka te drejte te flase dhe te interpretoje ashti si i mendon gjerat. Per kete arsye nuk jam dakord me shumicen e kritikave. Per te hedhur poshte bimdjen e Bushatit duhen argumente.te bazuar ne fakte dhe jo ne interpretime. Personalisht, per fat te keq argumentet i nxjerr nga bindjet dhe konkluzionet mia, te cilat bazohen ne indicje dhe ne llogjiken time dhe jo ne fakte. Per kete arsye nuk mendoj se kritikat ndaj Bushatit kane ndonje vlere te madhe. Ndersa per ata qe irritohen per gjuhen e presidentit, qofte edhe per togfjaleshin “gruaja e Bilalit”, kam nje pyetje: Pse nuk irritohen per gjuhen e KM? Pse nuk u irrituan p.sh. kur KM u tall me nje difekt fizik te njerit nga perfaqesuesit e opozites?

  20. Sorosit ti rruani pallen ju shpellare me mastera te vitrines,nuk ja u ka fajin sorosi se nje president ne adropauz fillon e lufton me mullijte e eres,shikoni cfare shkruan sot,se rama nuk ka frena ne reformen e drejtesise,ky pusht like e salih e lulu duan qe reforma e drejtesise te jete me frena,halli I madh I ka kapur keta trima pushta nga spaku prandaj duan frena

    1. O gjë e trashë !
      Nuk e ka thënë Meta që Rama ti vejë frena reformës në drejtësi, por ti vejë frena harbutërisë në sjellje, ,vjedhjeve të shumta , bashkëpunimit me bandat kriminale, e kërcënimit të juristëve që të mos ndëshkojnë krimin.
      Le ta ketë timonin në dorë shoferi më i mirë në botë, por nëse ecën pa frena, do të thyej qafën në greminë me siguri.
      Lere pa lexuar nja një javë gazetën e Gëlbazës, shko ulu në ndonjë hije peme e pij ndonjë freskuese në këtë vapën e nxehtë, e do të kuptosh se ku mund të shkosh me timonin në dorë e pa frena.

  21. Ne oren 9:57, paska dale nje i paemer qeveritar qe mbroka Sorosin. Me kete mbrojtje, i jep te drejte presidentit per nderhyrje te Sorosit. Sa per rruajtjen e palles, Xhorxhi eshte kaq plak sa s’ka me qime. I biri dihet boterisht qe eshtr gay, pra s’ka palle. Nuk dhenka ndonje pune te veshtire per te bere

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *