• |
ide | kryesore

Zbulohen emrat e rinj në krye të BE në vend të Juncker, Mogherini, Tusk…

Lajme, Të fundit



“Tym i bardhë” në Bruksel për gjermanen popullore Ursula Von der Leyen për të marrë kryesimin e Komisionit Europian në vend të Jean Claude Juncker. Pas negociatave të forta dhe të ethshme mes Francës dhe Gjermanisë duket se këto dy vende kanë ndarë postet kyçe në Bruksel për mandatin e ardhshëm. Francezja Christine Lagarde do të kalojë në krye të Bankës Qendrore Europiane.

Belgu Charles Michel është dominuar që të marrë presidencën e Këshillit Europian në vend të Donald Tusk ndërsa socialisti spanjoll Josep Borrell do të jetë përfaqësues i Lartë për Punët e Jashtme në vend të italianes Federica Mogherini.

Lajmin e dha i pari Presidenti aktual i Këshillit Europian Donald Tusk në Twitter. Vijojnë negociatat e ethshme mes Brukselit dhe Strazburgut për të gjetur kush do të jetë Presidenti i Parlamentit evropian në vend të italianit Antonio Tajani.

“Jam e nderuar që jam dominuar për të marrë presidencën e Bankës Qendrore Europiane” – shkroi Christine Lagarde në rrjetet sociale duke shtuar se “do të lë me kalimin e kohës rolin e drejtores së Përgjithshme të FMN-së gjatë kohës së përmbushjes së procedurave”.

“Përtej çdo konsiderate politike është një shenjë e mirë që për herë të parë do të jetë një grua që do të mbajë këtë detyrë. Jam e lumtur” – u shpreh kancelaria gjermane Angela Merkel në fund të samitit të BE ku u ra dakord për emrin e Ursula von der Leyen në krye të Komisionit Europian. Merkel tha se personalisht kishte abstenuar për kandidaturën pasi ajo nuk u mbështet nga SPD për këtë zgjedhje. ©LAPSI.al

Image result for Ursula Von der Leyen
Ursula Von der Leyen

 

Image result for Christine Lagarde
Christine Lagarde
Image result for Charles Michel
Charles Michel

 

Image result for Josep Borrell
Josep Borrell



7 Comments

  1. Si ia merrte punes Mogherini, veshtire se do t’ia marre njeri…….
    Ishte mjeshtre ne t’ia marre……. punes
    Kurse shoku Jaen-Claude tani mund te ktheje nje gote rehat

  2. Ne pamje te pare u largua nje komuniste dhe nje lijanec. Rendom.
    Po pse mo beni zgjedhje ju shqipetaret. Ju i bete nje here ne prill mo.
    Hajde gezuar 1y perqindeshin o Rame.

  3. Akoma me Lagarde?! Vdesin francezet te drejtojne ne organizmat nserkombetare por tani ne nivel me te ulet BE… Italia do e kete problem nese fillojne ‘luften’ me BQE. Sa per Mogherinin e ka zevendesuar nje socialist tjeter(spanjoll), keshtu qe nuk pritet ndonje ndryshim i madh. Kete radhe italianet kane mbetur thate si peshku pa uje.

  4. Lajm i keq për Shqiptaret marrja e politikës së jashtme nga një spanjoll. Do gropose Kosovën e si e barazojë me katalonjen

  5. Mogherini nën shtytjen e Soros desh ti rivinte flakën përsëri Ballkanit, duke hapur me ndihmën e Vuçiç, Ramës e Thaçit kutinë e Pandores, rishikimin e kufijve të kërij rajoni.
    Të shohim tani se çfarë qëndrimi do të mbajë socialisti spanjoll Borell, qeveria e të cilit nuk e ka njohur pamvarësinë e Kosovës.
    Sidoqoftë, komisioni i jashtëm i BE, ka kaluar përsëri në duartë e një socialisti e kjo do ta trimërojë qeverinë socialiste shqiptare në marrëzinë e saj për të qeverisur me një regjim njëpartiak.
    Sidoqoftë duhet të presim e të shohim, pasi jo gjithë socialistët europianë kanë mbështetur marrëzitë e Ramës e veç kësaj, socialistët kanë dalë me humbje të mëdha në zgjedhjet e parlamentit europian, .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *