• |
ide | kryesore

Meta: Ndërkombëtarët mos të tallen me Shqipërinë

Arkiva



Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka propozuar zhvillimin e zgjedhjeve vendore të përgjithshme dhe për Presidentin më 13 tetor.

Pas propozimit të tij, Meta i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama dhe ambasadorëve të huaj në vendin tonë të bëjnë propozimet e tyre.

Meta është treguar i ashpër me ndërkombëtarët, duke u shprehur se në vitin 2008 u tallën me Shqipërinë, teksa i mbanin “iso” Ramës dhe Berishës për të ndryshuar Kushtetutën. Sipas tij, politikanët shqiptarë duhet të bëhen burra shteti dhe t’i zgjidhin vetë gjërat.

“Rama e ata që s’më duan të vënë kandidat kë të duan. Të mos shkojnë sërish e të na futen nëpër ambasada, apo të ikin, boll e zbrazëm Shqipërinë. Ne do ta bëjmë Shqipërinë një vend evropian, të kthehen edhe refugjatët. Kjo është zgjidhja që unë jap, nuk është turp nëse nuk më votojnë. Njerëzit duhet të kenë besim te vota e tyre. Kjo është rruga e zgjidhjes së krizave.

Nëse ka propozim Rama le ta bëjë, ose ndonjë ambasadat që flet për dialog apo nxit sherr. Asnjë propozim që dhunon parimet e të drejtës nuk e pranoj. Jemi vend i NATO-s, mos të tallen me Kushtetutën tonë, u tallën njëherë në 2008, kur i mbanin ISO-n Ramës e Doktorit. Njëri prej tyre është akoma ambasador këtu. Duhet të bëhemi burra shteti dhe t’i zgjidhim gjërat vetë. Kush janë këta ambasadorë që kujtohen një ditë para zgjedhjeve dhe thonë do ta bëjë Gjykata Kushtetuese”, ka deklaruar Ilir Meta.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *