• |
ide | kryesore

Përdhunimi/ Neymar duhet të shqetësohet, policia braziliane zgjat kohët e hetimit

Sport



Një kapitull i ri për cështjen Neymar. Policia braziliane ka kërkuar 30 ditë të tjera kohë, për të thelluar hetimet mbi akuzën e përdhunimit kundër yllit të PSG, i denoncuar nga modelja Najila Trindade. Hetuesit kanë kërkuar një shtyrje për të ekzaminuar më në detaje imazhet në brendësi të hotelit ku ka ndodhur dhuna e pretenduar e një ekspertizë të një telefoni cellular të dorëzuar nga vajza.

Në Brazil, sidoqoftë cështja Neymar vazhdon të jetë e ndjeshme. Najila Trindade ka shkuar në polici në 31 maj për të prezantuar një akuzë formale kundër sulmuesit, duke pretenduar se ishte përdhunuar në një hotel në Paris në fillim të atij muaji. Nën hetimin e policisë së Rio de Janeiro për publikimin e imazheve të akuzueses së tij në rrjetet sociale pa autorizim, Neymar ka kthyer mbrapsht cdo akuzë të modeles. Ndërkohë vajza, që pretendon se është në zotërim të një tjetër video që provon përdhunimin, është akuzuar edhe nga dy prej avokatëve të saj.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *